Saturday, August 12, 2017

SEREMB GJERGJI SYNON KLINËN, SHQIPE KASTRATI PRETENDON PRIZRENIN

Kryesia e Partisë socialdemokrate të Kosovës në mbledhjen e saj analizoi përgatitjet për pjesëmarrje në zgjedhjet e 22 tetorit. Në këto zgjedhje PSD do të paraqitet si subjekt i vetëm. Në këtë takim u emërua shtabi zgjedhor prej tetë anëtaresh. 

Sipas informatave nga degët, PSD do të garoi  në dy komuna për kryetar dhe në disa komuna tjera për këshilltarë komunal.
Kandidate e PSD për kryetar komune në Prizren është zonja Shqipe Kastrati, ndërsa për kryetar të komunës së Klinës do të kandidohet z. Seremb Gjergji.
                Kryesia e PSD-së vlerësoi se situata e krijuar pas zgjedhjeve duhet të tejkalohet me dialog demokratik në mes të subjekteve politike, pa inate e përplasje të reja në Parlament. Palët, kanë përgjegjësi ndaj votuesve dhe shtetit të Kosovës. Prandaj, duhet të veprojnë në përputhje me këtë përgjegjësi, pra, ato duhet të veprojnë me arsye dhe vetëdije të lartë shtetërore.

Saturday, June 10, 2017

PSD thërret qytetaret të dalin neser në votime

Ashtu si ju kemi informuar, Këshilli Drejtues i PSD ka mbështetur marrëveshjen për lidhjen e koalicionit parazgjedhor me AAK dhe NISMA. Koalicion  të cilit pastaj ju bashkuan edhe PDK dhe disa parti tjera.
Andaj, edhe një herë ju përkujtojmë që të angazhoheni dhe të organizoheni për të dalë në mënyrë masive në zgjedhjet Parlamentare të 11 Qershorit.
Vota jonë është e rëndësishme. Apelojmë edhe një herë që me votat e aktivistëve, anëtarëve dhe simpatizantëve të PSD të mbështesim z. Ramush Haradinaj për Kryeministër të Qeverisë së ardhshme të Kosovës. Pra, ju ftojmë që me votën tuaj të përkrahni kandidatet nga lista e koalicionit për të cilin jemi përcaktuar.

Ju priftë e mbara! 
Prishtinë,08.06.2017                                              Për Kryesinë e PSD

     Bajram Kelmendi

Saturday, May 27, 2017

PSD përkrahë koalicionin

Në mbledhjen e zgjeruar të Këshilli Drejtues të PSD me kryetaret e degëve edhe njëherë, njëzëri u përkrah marrëveshja për koalicion parazgjedhore që kemi lidhur me AAK dhe NISMA. Ishte bindja e përgjithshme së qëndrimi ishte drejtë dhe i vlerësuar mirë.
Pjesëmarrësit në diskutim shprehen gatishmërinë e tyre që të angazhohen për organizim sa më të mirë që në zgjedhjet Parlamentare të 11 Qershorit të dalin të mobilizuar. Po ashtu, ata vlerësuan lartë figurë e z. Ramush Haradinaj që është kandidat i nominuar i koalicionit për Kryeministër. U tha së familja Haradinaj dhe vetë z. Ramush kanë dhënë shumë për lirinë e vendit tonë. 
Këshilli drejtues apelon që vota e aktivistëve, anëtarëve dhe simpatizantëve të PSD të mbështesë z. Ramush Haradinaj për Kryeministër të Qeverisë së ardhshme të Kosovës. Po ashtu, i ftojmë që me votën e tyre të përkrahin kandidatet nga lista e koalicionit për të cilin jemi përcaktuar.


Prishtinë, 27. 05. 2017                    
Këshilli Drejtues i PSD
                                

Friday, April 28, 2017

PSD Ju uron festën – Ditën Ndërkombëtare të Punës, ju dëshiron suksese në jetë dhe në punë! Urime

Prishtinë, 28. 04. 2017

Dita ndërkombëtare e punëtorëve 1 Maji ka lindur nga lufta dhe përpjekjet e gjata të punëtorëve për të fituar të drejtat, liritë dhe për të siguruar kushte më të mira të punës dhe të jetesës.
        Festimi i 1 Majit lidhet ngushtë me protestat e përgjithshme e të përgjakshme të mijëra e mijëra punëtorëve dhe sidomos të punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë të 1 Majit të vitit 1866. Pas shumë peripecive, nga viti 1891 kjo ditë kremtohet përgjithnjë dhe në terë botën si ”Festa e punëtorëve”.
        Si formë më e gjerë dhe më masive e organizimit të klasës punëtore sindikatat në botë veprojnë në kushte të ndryshme shoqërore, ekonomike e politike. Ani pse të formuara para pak më shumë së një shekull, sot në botë, në sindikata janë të organizuar rreth 450 milion punëtorë në më shumë së 300 sindikata kombëtare. Në shumë vende roli i tyre është i pazëvendësueshëm.  Për fat të keq punëtoret kosovarë nuk po e shijojnë jetesën që e meritojnë. Ata kanë pritur dhe kanë merituar më shumë dhe më mirë se kaq nga shteti i tyre.
        Procesi i privatizimit, korrupsioni, klanet e krimit të organizuar ekonomik, grupet e caktuara të interesit dhe dukuritë tjera negative po e shfrytëzojnë dhe po e keqpërdorin pronën e këtij vendi që e ndërtuan punëtoret me djersën e tyre.
        Gjendja aktuale e punëtorëve në Kosovë nuk është si duhet, andaj dita e 1 Majit duhet ta mobilizoi, vetëdijesoi dhe organizoi punëtorinë, që përmes kërkesave konkrete të ngrit zërin për ndryshime pozitive të gjendjes dhe të përmirësoi kushtet e punës dhe të jetesës.
        Angazhimi për liri, barazi, drejtësi dhe solidaritet të qytetarëve të bazuar në parimet e demokracisë dhe të tregut të lirë qëndron në bazën programore të PSD. PSD me programin e saj të definuar qartë, e konsideron veten si sindikatë të popullit dhe nga ky aspekt e dëshiron, respekton veprimtarinë dhe angazhimin funksional të sindikatave, kjo aq më parë, kur e tërë historia e partive socialdemokrate është e lidhur ngushtë me sindikatat, ato janë aleat të pandashëm dhe historik.
        Jemi të vetëdijshëm së qytetaret e Kosovës ballafaqohen me një vistër problemesh. PSD-ja si forcë politike angazhohet për qasje të civilizuar dhe humane për zgjidhjen e tyre duke i definuar qartë prioritetet e shoqërisë.
        Kemi arsye të fuqishme të reagojmë për shkak të mospërfilljes së të drejtave të punëtorëve,pensionistëve si dhe të sindikatave në proceset shoqërore dhe vendim-marrëse.
        Është koha që të bëhen hapa më të guximshëm për konsolidimin edhe funksionalizimin e sistemit juridik dhe sundimin e ligjit, trajtimin plotësisht të barabartë të qytetarëve pa asnjë dallim dhe për aplikimin e qeverisjes së përgjegjshme dhe pa deformime, klanore, të nepotizmit, korrupsionit etj.
        Sindikatat e Kosovës kanë një traditë të gjatë dhe shpesh kanë qenë në ballë të përpjekjeve të popullit për mbrojtje të drejtave të tij. Një arsenal i tërë terrori e dhune është ushtruar kundër punëtorisë shqiptare të Kosovës në periudha të kaluara. Por, sindikatat tona përkundër të gjitha vështirsive dhe reprezaljeve me të cilat u ballafaquan arritën të ekzistojnë e të sfidojnë edhe okupatorin edhe masat e papërshkrueshme diskriminuese që ushtroi pushteti, sidomos ai i Serbisë.
        Si pasojë e kësaj katrahure që përjetoi punëtoria dhe ekonomia kosovare as sot e kësaj dite sindikatat tona nuk kanë arritur të bëhen sindikata klasike të punëtorëve, që veprojnë në rrethana normale, por, fatkeqësisht shumë nga ato mbetën sindikata të papunëve.
        Sindikatat duhet që me këmbëngulje dhe pa ngurrim ti shfrytëzojnë mjetet e parapara programore të angazhimit dhe të luftës për realizimin e të drejtave të punëtorëve e që janë: negociatat-bisedimet, marrëveshjet kolektive, protestat, grevat, ndërmjetësimin dhe arbitrazhin, pra mjete këto paqësore dhe kushtetuese.
        Sindikatat si organizata të interesit dhe jopolitike të punëtorëve në themel kanë angazhimin dhe luftën sindikale për të krijuar kushte kualitative të punës, jetesës në bazë të punës për anëtaret e vet dhe familjet e tyre, gjë të cilën sot e realizojnë vështirë. Ani pse janë në gjendje pak më të mirë së ata mija e mija të papunë.
        Ftkeqësisht sindikatat kosovare as pas luftës e as pas pavarësisë nuk gjetën rrugë dhe përkrahje për të arritur që të zënë vendin që ju takon në shoqëri. Në Evropë të cilës i përkasim fizikisht dhe pretendojmë që ti bashkohemi gjendja është krejtësisht tjetër. Sindikatat janë subjekt i fuqishëm. Ato kanë pjesëmarrje të gjerë në qeverisje në të gjitha nivelet e sidomos në ndërmarrje.
        Tranzicioni në Kosovë, për shkak të rrethanave specifike ka lënë pasoja të rënda. Ky tranzicion, duke i shtuar edhe një proces privatizimi të imponuar dhe shpesh kriminal, ka sjellë dobësimin e skajshëm të ekonomisë nacionale.
        Përkundër pritjeve e reklamimeve të mëdha të këtij privatizimi, si pasojë kemi pasur, veç tjerash edhe humbjen e rreth 70 mijë vendeve të punës nga ky proces, e të gjitha së bashku të përcjella me rritje të varfërisë dhe shkatërrimin e shtresës së mesme me rritje te pabarazisë së padrejtë sociale.
        Shkalla e papunësisë është e lartë dhe nuk ka investime nga jashtë përkundër pritjeve dhe premtimeve të qeverisësve tanë. Realizimi i shumë të drejtave të punëtorëve, fatkeqësisht është gati i pamundur nga fakti së një pjesë e madhe e aktiviteteve ekonomike ende zhvillohet në tregun ilegal, gri dhe të zi. Funksionimi i ligjit është pikë e dobët dhe shteti nuk po arrin të krijoi kushtet e domosdoshme për funksionimin e sindikatave. Për fat të keq organizimi sindikal në ndërmarrje private thuaj së nuk ekziston. Kjo në radhë të parë për shkak të pasigurisë ligjore të punëtorëve. Mos të flasim për kushtet e punës, pagat e të drejtat tjera nga puna që në shumë raste jo që shkelën por i afrohen eksploatimit brutal.
        Por, që të arrijë të realizojnë të drejtat e veta punëtoret dhe sindikatat duhet të bëjnë presion të fuqishëm ndaj pushtetit, duke kërkuar mbështetje edhe nga forcat tjera, si organizatat qytetare e shoqatat profesionale, që shteti përmes respektimit të ligjeve t`i detyroi të gjithë punëdhënësit, por edhe punëtoret, që të zbatojnë ligjet, ti zbatojnë standardet dhe të drejtat e punëtorëve dhe ti mbrojnë fuqishëm ato të drejta. Për këto qëllime punëtoret duhet të jenë unik dhe të bashkuar në sindikata. Uniteti realizohet më lehtë sepse interesat janë te përbashkëta. Kërkohet vetëm më shumë tolerancë demokratike dhe solidaritet. Sindikatat duhet orientuar energjitë e tyre për zgjidhje të nevojave esenciale e jo të merren me vetveten. Domosdo ato duhet të jenë të pavarura nga partitë politike. Por, pavarësia duhet ndarë nga neutraliteti. Ato duhet të kenë guximin dhe lirinë që t`i shprehin në çdo rrethanë pikëpamjet e tyre dhe të luftojnë për interesat e veta. Partitë politike dhe sindikatat duhet të çmojnë njëra tjetrën për aq sa përputhën programet e tyre.
        Tani vërehet haptas së si  pasojë e mos zbatimit te ligjeve po cenohet edhe tregu ilirë i punës që domosdo shkakton pabarazi në mes të qytetarëve. Këto pabarazi janë nga më të ndryshmet si shkelja e procedurave të punësimit, shkelja e normave të sigurisë në punë si ato ligjore ashtu edhe ato teknike.
        Jemi të vetëdijshëm së papunësia prekë më së shumti kategoritë më të ndjeshme, të vobekta e me probleme tjera sociale dhe për kah struktura të rinjtë dhe femrat. Andaj inkurajojmë si punëtoret ashtu edhe sindikatat e tyre që të shfrytëzojnë mjetet e presioni për arritje të realizimit të drejtave që ju takojnë. Por, si duket një masë e konsiderueshme e punëtorëve sindikal kanë gjetur rehatinë e tyre dhe me këtë po mjaftohen. Si mund të pajtohen sindikatat kosovare me dy lloje pagash minimale. Apo për një muaj pune punëtori të merr jo më shumë së 130 euro. Pagë që nuk i mundëson asgjë. Krahasojeni këtë me pagat e disa personave që marrin deri në pesëdhjetë fish më shumë!
        Apelojmë që punëtoret dhe sindikatat e tyre të solidarizohen më shumë me njëri tjetrin dhe të bashkuar të mbrojnë interesat e tyre, sepse, krahas interesave të tyre mbrojnë edhe interesat e përgjithshme qytetare e kombëtare. Ashtu siç kanë vepruar në ditët më të vështira. Ata duhet të jenë të paret që gjykojnë dhe kundërshtojnë me forcë padrejtësitë, keqpërdorimet, korrupsionin e sidomos punësimin politik dhe në baza familjare.
        PSD i kupton dhe ndjenë vështirësitë, problemet dhe hallet e punëtorëve. Andaj, mos nguroni kërkoni të drejtat që ju takojnë dhe mos hiqni dorë nga ato. Jeni pjesë e punëtorëve të Botës dhe  të Evropës dëshmojeni këtë kurdoherë. Festojeni 1 Majin së është dita juaj por mos harroni përgjegjësinë që keni për këtë kohë, por edhe për kohen dhe për gjeneratat që vijnë.


PSD mirepret lirimin e z. Haradinja

Prishtinë, 27.04.2017


PSD mirëpret vendimin e autoriteteve gjyqësore franceze për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, kryetarit të AAK-së, z. Ramush Haradinaj.
Kemi qenë të bindur së fletarrestimet serbe mbi bazën e të cilave është ndaluar z. Haradinaj janë të paligjshme dhe të padrejta. Më në fund Gjykata konfirmim se e drejta është në anën e z. Haradinaj.
Është koha që Serbia të përballet me realitetin dhe të anulojë urdhër-arrestet e saj për luftëtarët e Kosovës. Nëse dikush duhet të ndiqet e gjykohet atëherë janë ata pjesëtar të ushtrisë, policisë dhe të grupeve paramilitare serbe që bënë gjithë ato krime në Kosovë.
Tentimet e vazhdueshme të Serbisë për të ndjekur shqiptaret, jo vetëm së janë padrejtësi personale ndaj njerëzve si Ramushi, i cili  ka luftuar dhe sakrifikuar për lirinë e Kosovës, por njëkohësisht janë tentim i sulmit të vazhdueshëm të saj ndaj tyre si individ dhe kolektivitet.
Këto janë veçmas edhe sulme ndaj pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe integritetit të saj politik.
Nuk ka dyshim së lirimi i z. Haradinaj është lajm i mirë për Kosovën dhe drejtësinë. Ndalimi i tij në Francë dhe mbajtja për muaj të tërë ishte padrejtësi. Tentimi për ekstradimin e tij në Serbi ishte absurd dhe nga aspekti juridik i paqëndrueshëm.
Edhe ky vendim, konfirmon se aktakuzat e Serbisë kundër luftëtarëve të UÇK-së janë të pabaza, të padrejta dhe kanë për qëllim manipulimin politik me drejtësinë.

Thursday, March 16, 2017

PSD mbështetë formimin e Ushtrisë

Takohet kryesia e re e Partisë Social Demokrate të Kosovës nën udhëheqjen e z. Bajram Kelmendi.
Ushtria për ne si Shtet i ri është stabilitet dhe hap drejt sigurisë. Njëherësh, formimi i ushtrisë ndihmon në procesin e demarkacionit me Malin e Zi si dhe hapë rrugën drejt anëtarësimin e Kosovës në NATO. PSD pwrkrahw krijimin e Ushtrisë së Kosovës në koordinim të plotë me SHBA-në dhe Aleatët tanë ndërkombëtarë, shtoi z. Kelemendi.
Gjendja ekonomiko-sociale si dhe gjendja e sigurisë në vend janë ndër pikat e diskutuara në këtë takim të parë të kryesisë se re. Kosova ka një sër problemesh Ekonomiko-Sociale dhe Arsimore. Por asnjëra nuk kanë shumë rëndësi, nëse institucionet e Kosovës nuk ofrojnë siguri dhe stabilitet për të gjithë qytetarët pa dallim. PSD përkrahë funksionimin e Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave si institucione tw pavarura.
Kryesia e PSD-së kërkon nga Kryeministri Mustafa që përmes dikastereve përkatëse të adresoj çështjet e jetesës dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës. Populli i Kosovës ka nevojë për më shumë mundësi dhe perspektiva. PSD përkushtohet të ndihmoj institucionet e vendit me ekspertizën dhe përvojat e partisë dhe partive si motra që veprojnë fuqishëm në vendet e Bashkimit Evropian.

Thursday, February 16, 2017

LETËR E HAPUR: Arban Abrashit (Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale)

Z. Ministër, meqense jemi në prag të shënimit të përvjetorit të GREVËS së MINATORVE të vitit
1989, vendosa përmes kësaj letre t`ua përkujtoi Juve dhe opinionit të gjerë ato ditë, por edhe 
gjendjen e minatorëve sot.
Vetëm ai që ka pasur fatin të jetë ato ditë me ta, ka pasur mundësinë ta kuptoi gatishmërinë e tyre
për sakrificë, gatishmërinë që të japin çdo gjë nga vetvetja për të mbrojtur të drejtën, lirinë dhe 
interesin e përgjithshëm pa kërkuar asgjë për vete.
Ndoshta ata për mua atëherë ishin të jashtëzakonshëm se i kam përjetuar dhe takuar, (kam ndarë 
fatin me ta) në një moment të jashtëzakonshëm. Ata që atëherë u quajtën <SIMBOL I 
RREZISTENCES GJITHËPOPULLORE>, gjithë populli u solidarizuan me ta pikërisht për shkak 
të modestisë, urtësisë dhe gatishmërisë për sakrifice.

Vetëm i urti dhe heroi e kanë sinqerisht dhe në emër të së vërtetës, kurse demagoget dhe 
politikanët me dyfytyrësi dhe në emër të interesit.

Po ua përkujtoi përpjekjen e tyre për të mos lejuar ndryshimet kushtetuese dhe suprimimin e 
autonomisë së Kosovës, marshimin e tyre në këmbë për në Prishtinë (nëntor 1988) e më pastaj 
GREVËN urisë që lëkundi themelet e Jugosllavisë. Nga ajo kohë dhe në vazhdim represioni dhe dhuna sistematike shtohej por asnjëherë nuk pati luhatje në rrugën që kishim nisur, me shpresë se ditë të mira do të vijnë, më pas, për ta dhe fëmijët e tyre.
Me formimin e LDK-së, në krye me Dr. Ibrahim Rugovën të gjithë u anëtarësuam në ketë LEVIZJE dhe thuajse ishim edhe anëtarësia e parë numerike që ju bashkuam alternativës. Tani ndiheshim më të fortë!
Më 06.03.1990, në minierën ku kam punuar edhe unë (por edhe në minierat dhe ndërmarrjet tjera
për mos me i përmend të gjitha se nuk i kam datat e sakta) të gjithë punëtorët braktisen Sindikatën 
e atëhershme dhe formuan Sindikatën e tyre të pavarur. Si kundërpërgjigje Serbia më 19.03.1990, filloi të aplikoi ligji e ashtuquajtur < obligimi për punë> të miratuar enkas nga Kuvendi Serbisë.
Më 07.08.1990, Kuvendi i Serbisë vendosi masat e dhunshme, të cilat nuk i pranuam dhe 
vendosem që mos ti zbatojmë urdhrat e tyre. Si ndëshkim për këtë por edhe sipas projektit serb për 
spastrim etnik të Kosovës pasuan masat tjera.

Sipas evidencës së vitit 1994 pasojat e kësaj fushate ishin:
- 7641 minator (dhe punëtor tjerë në miniera) u larguan nga puna,.
- 3388 prej tyre u dënuan me burg (prej 30 ditë deri në 14 muaj),
- 333 u rrahën dhe malltretuan në forma të ndryshme,
- 8 prej tyre (vetëm në minierën ku kam punuar unë) përjetuan atë <izolimin> famëkeq së bashku
me shumë tjerë që ju ndoshta e dini,
- 51 punëtorëve iu morën banesat, mbeten pa kulm mbi kokë,
- 219 u larguan nga Kosova për shkaqe ekonomike (me familje),
- 491 u larguan nga Kosova për të njëjtat shkaqe (pa familje),
- 203 kërkuan azil politik në shtete të ndryshme dhe
- 1915 prej tyre mbeten pa kurrfarë të ardhurash, në mëshirën e tjerëve për të iu ndihmuar.

Athua ku qëndronte arsyeja që pushteti serb u soll me kaq brutalitet ndaj tyre?

Sindikatës, që tanimë ishte organizatë e të papunëve, ju ngarkuan detyra të rënda. Ishte i 
domosdoshëm angazhimi për organizimin e grumbullimit dhe shpërndarjes së ndihmave për gjithë 
ato familje në nevojë, natyrisht, me koordinimin e veprimeve me subjektet politike (LDK-në), me 
Sindikata të vendeve demokratike të botes të cilat së pari duhej informuar për gjendjen e rëndë të 
krijuar në Kosovë. Në anën tjetër duhej ruajtur uniteti si dhe grackave të vazhdueshme të kurdisura 
nga Serbia. Ndër to kërkesat e vazhdueshme gjëja për kthim në punë. Por tani gjërat kishin ecur 
larg dhe kërkohej përkrahje e kërkesave tanimë konkrete dhe atë në mënyrë institucionale.

Meqenëse isha i caktuar nga Bashkimi i Sindikatave për koordinim me LDK-në, më 09.06.1995 
kam qenë i ftuar në takimin e Presidenti Rugova me Kryetarët e degëve (unë isha edhe në cilsinë 
e nënkryetarit të BSPK-së).
Pas informatës të PRESIDENTIT, që ishte pika e pare e rendit të ditës, për piken e dytë isha i ftuar 
për të informuar për qëndrimet e sindikatës lidhur me disa konkurse serbe për të pranuar një numër 
të vogël të punëtorëve në punë, për bisedimet eventuale me sindikatën serbe të iniciuar nga një 
institut amerikan.

U pajtuam për qëndrimet që duhet të mbajmë dhe se kemi obligim të mbrojmë interesin e shumicës 
së punëtorëve, nuk guxojmë të krijojmë përçarje në mes të punëtorëve kurse sa i përket bisedimeve,
Ne mund të bisedojmë por pa hy në çështjet politike qe tani janë detyrë e institucioneve të zgjedhura 
në Kosovë.
Mund të numërohen në gishtat e një dore ata shqiptarë që kanë pranuar të kthehen në punë me kushtet e vendosura nga Serbia, edhe pse i joshnin me kthimin e banesave dhe me përfitime të 
tjera.
Ngjarjet që pasuan më pas janë të njohura për të gjithë, por pas luftës ja si <u shpërblyen> 
minatorët, edhe pse shpresat ishin të mëdha se po vinin ditët që kemi pritur.

- Ndodhi privatizimi dhe gati të gjithë prapë mbeten pa punë.
- U tha se atyre nuk mund tu numërohet stazhi i punës për periudhën 1990-1999.
- U mor vendim se të drejtë në pension kanë vetëm ata punëtor që kanë mbi 15 vjet stazh pune me kontribute të paguara. Me një fjalë për të pasur të drejtë në kësi pensioni, sipas kësaj logjike, 80% 
e punëtorëve ishte dashur ti pranojnë masat e dhunshme dhe të punojnë me ligjet e Serbisë.

- Iu mohua e drejta në pension edhe atyre punëtorëve të cilët për të siguruar ekzistencën punuan 
në disa firma të ndryshme private (me pronar shqiptar), po, as ata nuk pranuan t`i paguajnë 
kontributet Serbisë, nga se ashtu ishte edhe qëndrimi sindikatës.

- Me ligjet e shtetit tone të < dashur>, edhe një ditë nëse ke mangut 15 viteve, i humbë të gjitha 
vitet dhe kalon në pension të pleqërisë. Ky është absurd sepse kudo në botën e civilizuar punëtorit 
i pranohet stazh aq vite sa i ke kaluar në punë, qofshin ato dy, tri apo më shumë.
- Ju lutem ku e morët ketë model, si ka mundësi? A nuk ka qenë më e drejtë që secilit së paku t`i 
numërohen aq vite sa ka. Apo në demokraci thirreni aq shumë vetëm sa për të na hedhur hi syve 
dhe domosdo atëherë kur i kërkoni votat? Ju mundë të arsyetoheni se kjo bëhet në mungesë të 
buxhetit, por, kjo nuk qëndron kur shihet se si po keqpërdoret buxheti nga vetë institucionet.

- Tani a ka më turp se tu thuhet punëtorëve krejt e kundërta e asaj që iu është thënë atëherë, kur 
shohin se ata që kanë punuar në cilin do shtet, qoftë edhe një kohë të shkurtër, askush nuk merr të
drejtën t`ua humbë djersen e tyre .
- Tani sikur na thoni se ne është dashur ti pranojmë të gjitha (masat e dhunshme, suspendimin e 
autonomisë, okupimin etj.) në mënyrë që sot ta gëzonim të drejtën për pension!
- Na tregoni ju lutemi z. Ministër si do ta ndiej vetin një minator sot, që ka kontribuar për 
Pavarësinë e Kosovës, që ka pësuar të gjitha ato që u thanë më lartë dhe nuk i takon as pensioni i 
cili edhe ashtu është minimal, por, kjo nuk besoj së mund të arsyetohet. Apo, ndoshta?
- Si do ta ndiej vetin ai punëtor kur takohet me një koleg të vetin që ka pranuar Serbinë si shtet të 
vetin dhe nuk i ka njohur institucionet legjitime të Kosovës (edhe pse të tillët, për fat, kanë qenë 
pak) dhe përkundër kësaj tani merr pensionin e plotë?

- Çka t`u thonë fëmijëve këta minator , kur fëmijët e tyre e shohin si trajtohen ata sot?
- Si ka mundësi që po gjeni mjete për t`i paguar trefishin e atyre që vërtet kanë vesh uniformen e 
UÇK-së (ata vetë po e thonë këtë), e që në fakt është për të fituar vota, dhe nuk paska mundësi që 
punëtorëve së paku mos t`u mohohet djersa dhe mundi i tyre.
- Si ka mundësi z. Ministër të thirreni në Rugovën dhe rugovizmin dhe vendimet të jenë në 
kundërshtim me vendimet e marra gjatë periudhës 1990-1999?
- Çka duhet t`u themi sot atyre minatorëve që dikur i përfaqësonim dhe na besonin? 
Dhe për fund z. Ministër Abrashi, thuhet se < vështirë është të ruhet paça kur diferenca në mes të 
varfërve dhe të pasurve është marramendëse>. A mendojnë drejtuesit tanë për këtë vallë!

Po citoi një thënie që e kam lexuar diku: <PUSHTETI POLITIK ËSHTË AFTËSIA E DISA
NJERZVE PËR T`I DETYRUAR TË TJERËT TË PUNOJNË SIPAS DESHIRES SË TYRE, KJO
AFTËSI VJEN NGA POZITA NGA FUNKCIONI APO PREJ PARAVE, PRANDAJ NUK KA
LIDHJE AS ME MIRËSINË AS ME MENQURINË...>

Ibrahim Zogjani
nenkryetar i PSD
ish. kryetar i Sindikatës së Minatorëve dhe
nënkryetar i BSPK)
PRISHTINË, 14.02.2017

Deputet me dy pashaporta në xhep

Të kesh një funkesion në institucinet të reja demokratike të Republikës të Kosovës sidomos të fituar nga vota e popullitë është nderi por edhe ma shumë përgjegjësi për fjaltë të thëna e jo mo për veprimet në kuadër të tyre. Eshtë e vertet se ma lehtë është të kritikoshë se të veproshë nga vendi me përgjegjësi por edhe aty egziston kufiri i arsyeshmerisë të kritikës e sidomosë a është ajo për procese pozitive në shoqëri apo i ka qelime të tjera. Në qdo shoqëri demokratike roli i opozitesë është të hulumton gabimet e pozites dhe ta bindë opinjionin se alternative e tyre është ma e mira dhe me këte do ta përfiton përkrahjen për votat në zgjedhjet e lira. Kjo është e drejta dhe mënyra e opozitës për ta marë pushtetin.
Institucioni ma i lartë legjistativë të Republikës të Kosovës Kuvendi nuk i përgjanë funksionit që e ka, por ma shumë një klubit për debate ku luftohet dhe shfrytëzohet për ti treguar opinionit kush ka ma shumë merita për lirinë dhe pavarësinë. Deputet kanë haruar se liria dhe pavarësia e fituar janë kushtë për formimin e shtetit por edhe ma shumë për funksionimin dhe forcimin e tij. Pra pse në mesin e tyre ka të till që sulmojnë dhe blokojnë punën e institucionit ton ma të lartë. Për ta bërë Kosovën Republikë populli i jonë ka sakrifiku me dekada në mënyra të cilat jane dikëtuar në rrethanat, kundërshtimi paqësor, mbrojtja e pragut (UCK), e tani në vazhdim është obligim qe e njejta të rruhet dhe në këtë drejtim të formohet dhe të ndërtohet shteti. Partitë në pushtet e kanë ma shumë përgjegjësi për ta bërë këtë por edhe opozita e ka përgjegjsinë për veprimet e veta të cilat duhet me qenë në funksion të njajtë.
Për këtë te dy palët duhet me pas koncezusë për qështjet mallore të vendit, sovranitetit dhe strategjinë të kundërshtimit të politikës së Sërbisë dhë bashkëpunimit me bashkësine ndërkombtare. Por për këtë duhet vetëdia e lartë pozitës e cila nuk mundet pa opozitë por edhe opozita e cila pa inat dhe pa lakmi për pushtet të punon për të miren e qytetarëve në emer të cilëve po thiren te dy palet. Vetëm kundërshtimi pa argument sjellë huti në opinion sidomos me rastin e dialogut me Sërbinë. Kundërshtimi i dialogut a do të thot dhe humbja e përktahjes të BE dhe SHBA. Me siguri në ate nuk mendohet por pse bashke në
grupin për dialog nuk janë pozita edhe opozita dhe se bashkë nuk i përcaktojnë vijat e kuqe, dhe të shtrohen kërkesa nga ne. Ne jemi në pozicionin e mbrojtjes a në anën tonë kemi shumë obligime të cilat duhet të paraqitën: ku janë të zhdukurit, dëmet të luftës, pse behen arestimet…
Qytetari i rëndomët e ka hallin e jetes normale, i duhet siguria, mbrojtja shëndetsore, punësimi, shkollimi i fëmive e sidomos liria e livizjes. Për një vizë ambasadave, paguhen para të mëdhaja, dhe nuk këthehen me rastin e refuzimit. Por ju deputet të cilit i keni dy pashaporta në xhep (shumica i keni) nuk përjetoni telashet e qytetarit të rendomtë dhe mireni me aprovimet të Rezolutave të cilat nuk e kan fuqinë e ligjit, por vetëm deklarimet “patriotizmit” verbal, në vend qe të uleni bashkë dhe bëni strategji dhe koncezuset e nevojëshme për të miren e qytetarëvë dhe forcimit të shtetit. Pse ne me ju besu juve deputetëve me dy pashaporta në xhep dhe pse jeni ma patriotë se tjerët dhe jeni ma të brengosur për vendin tonë dhe vetëm ju jeni ata që nuk e lejoni faljen e teritorit. Prioritetet në këtë drejtim janë demarkacioni me Malin e Zi, të gjitha palet ne ti marin argumentet e kundershtimit të propozimit te komisionit shtetror ose mbrojtjes e marëveshjesë nga ai. Vija e kufirit nuk është vështirë të vërtetohet, egzistojnë hartat zyrtare. Refuzimi do të thot pengimi i punës dhe pa përgjegjësi atyre qe nuk pranojne të jenë në komision të formuar për verifikimin e kufirit. Pse në këtë procesë zyrtaret e komunave te brezit kufitarë refuzojne të inkuadrohen?
Të gjthë ju që e keni dy pashaporta në xhep e leni dikund të dytin, dhe haroni që e keni, e ndiheni për një momentin se jeni kosovar. Me pashaportin e dytë do të leni edhe privilegjet që ai po ju sjellë ( me dal jashte Kosoves kur te doni, me ikë nga ajri i ndotur dhe me u fresku kur doni).
Lufta opozitës për pushtet është e kuptueshme por me rastin tonë në Kosovë na duhet opozita e cila nuk e ka në vendë të pare inatin dhe lakëmin për pushtet por opozitë e cila kërkon nga pozita përgjegjsinë, dhe bën pyetje pse nuk punon Këshilli socio-ekonomik dhe nuk përcaktohet paga minimale të puntorëve, si do të punsohen sivjet 25000 punëtor, pse kanë dështur projekte të mëdha dhe të rëndësishme për zhvillimin e vendit,pse FSK nuk bëhet FAK-u dhe shumë e shum pytje tjera. 

Kaqusha Jashari, Kryetarja e nderit të PSD

Monday, February 13, 2017

Përkujtim i PSD-së për Iliaz Kurteshin

Partia Socialdemokrate e Kosoves - PSD,  shprehë pikëllimin e thellë më rastin e një vjetorit të ndarjës nga jeta të Ilaz Kurteshit, veprimtarit të palodhur të çështjes sonë kombëtare. Z. Kurteshi ka qenë hartues i Kushtetutës së Kosovës.
Me këtë rast PSD-ja ju shpreh ngushëllime të thella familjes, miqeve dhe dashamirëve. PSD bashkë-ndjenë dhimbjen me ta.

Më respekt Kryesia e PSD-së.

Tuesday, January 17, 2017

PSD: Institucionet të punojnë, mos shtyhen për Trenin

Partia Social Demokrate e Kosovës beson se menaxhimi i situatave që do ta qojnë Kosovën në një krizë apo në gjendje të paqëndrueshme, duhet të shikohet më shumë dhe t’i kushtohet shumë rëndësi. Shumë më shumë se kush e ndaloi trenin apo si e ndali trenin?! 
Kosova, ka fituar një reputacion të një vendi të qëndrueshëm. Por, kjo qëndrueshmëri behët edhe më e fortë kur kemi komunikim dhe koordinim me aleatët tanë ndërkombëtarë. 
PSD beson se institucionet e Kosovës duhet të kenë një agjendë, një unitet dhe një qëndrim të përbashkët për të gjitha situatat e interesit nacional. 

PSD: Ramush Haradinaj të lirohet!

Parti Social Demokrate e Kosovës kërkon që ish Kryeministri Haradinaj të lirohet nga drejtësia Franceze. Ai duhet të lirohet? Gjyqësia e Colmarit dhe ajo e shtetit francez duhet të janë të drejtë dhe ta lirojnë z. Haradinaj.  Serbia mund të trilloj dhe falsifikoi fakte të ndryshme. Por, asnjëherë PSD nuk beson se pas 10 vjet hetimesh e gjykimesh, asnjë gjykatë nuk mund ta sitë dhe herrë më shumë se Gjykata e Hagës dhe asnjë gjykatë nuk mund të jetë më profesionale. Ekipi i hetuesve dhe ekspertëve të Hagës është më profesionali dhe më i përgatituri për këtë fushë. 
Haga e ka liruar z. Haradinaj nga të gjitha akuzat për Krime të Luftës në Kosovë. Partia Social Demokrate e Kosovës kërkon nga institucionet e drejtësisë franceze që të respektojnë parimet e të drejtës ndërkombëtare dhe mos të krijoni “Double Jeopardy”!  

Wednesday, January 4, 2017

Haradinaj arrestohet për akuzën që është shpallur i pafajshëm

Partia Social Demokrate e Kosovës – PSD dënon arrestimin e z. Haradinaj dhe kërkon nga Institucionet e Kosovës angazhim të shpejtë në lirimin e tij.
Njëherësh kërkon nga institucionet franceze të injorojnë çdo aktakuzë të Serbisë të ngritur për arrestimin e qytetarëve të Kosovës. Këto akuza ndaj zotit Haradinaj janë pa bazë dhe nuk kanë asnjë fakt.
Një mandat arresti ndërkombëtarë për z. Haradinaj është lëshuar në vitin 2004 nga ana e Serbisë. Por, z. Haradinaj ishte gjykuar dy herë në Tribunalin e Hagës duke u shpallur i pafajshëm nën akuzën për krime lufte.
PSD poashtu kërkon nga institucionet e Kosovës që ndër pikat e bisedimeve të ardhshme të jetë edhe largimi i heronjve tanë nga listat e Interpolit për arrestim.