Partia Social Demokrate e Kosovës – PSD dënon arrestimin
e z. Haradinaj dhe kërkon nga Institucionet e Kosovës angazhim të shpejtë në
lirimin e tij.
Njëherësh kërkon nga institucionet franceze të injorojnë çdo
aktakuzë të Serbisë të ngritur për arrestimin e qytetarëve të Kosovës. Këto
akuza ndaj zotit Haradinaj janë pa bazë dhe nuk kanë asnjë fakt.
Një mandat arresti ndërkombëtarë për z.
Haradinaj është lëshuar në vitin 2004 nga ana e Serbisë. Por, z. Haradinaj
ishte gjykuar dy herë në Tribunalin e Hagës duke u shpallur i pafajshëm nën
akuzën për krime lufte.
PSD poashtu kërkon nga institucionet e
Kosovës që ndër pikat e bisedimeve të ardhshme të jetë edhe largimi i heronjve tanë
nga listat e Interpolit për arrestim.
No comments:
Post a Comment