Saturday, August 12, 2017

SEREMB GJERGJI SYNON KLINËN, SHQIPE KASTRATI PRETENDON PRIZRENIN

Kryesia e Partisë socialdemokrate të Kosovës në mbledhjen e saj analizoi përgatitjet për pjesëmarrje në zgjedhjet e 22 tetorit. Në këto zgjedhje PSD do të paraqitet si subjekt i vetëm. Në këtë takim u emërua shtabi zgjedhor prej tetë anëtaresh. 

Sipas informatave nga degët, PSD do të garoi  në dy komuna për kryetar dhe në disa komuna tjera për këshilltarë komunal.
Kandidate e PSD për kryetar komune në Prizren është zonja Shqipe Kastrati, ndërsa për kryetar të komunës së Klinës do të kandidohet z. Seremb Gjergji.
                Kryesia e PSD-së vlerësoi se situata e krijuar pas zgjedhjeve duhet të tejkalohet me dialog demokratik në mes të subjekteve politike, pa inate e përplasje të reja në Parlament. Palët, kanë përgjegjësi ndaj votuesve dhe shtetit të Kosovës. Prandaj, duhet të veprojnë në përputhje me këtë përgjegjësi, pra, ato duhet të veprojnë me arsye dhe vetëdije të lartë shtetërore.

Saturday, June 10, 2017

PSD thërret qytetaret të dalin neser në votime

Ashtu si ju kemi informuar, Këshilli Drejtues i PSD ka mbështetur marrëveshjen për lidhjen e koalicionit parazgjedhor me AAK dhe NISMA. Koalicion  të cilit pastaj ju bashkuan edhe PDK dhe disa parti tjera.
Andaj, edhe një herë ju përkujtojmë që të angazhoheni dhe të organizoheni për të dalë në mënyrë masive në zgjedhjet Parlamentare të 11 Qershorit.
Vota jonë është e rëndësishme. Apelojmë edhe një herë që me votat e aktivistëve, anëtarëve dhe simpatizantëve të PSD të mbështesim z. Ramush Haradinaj për Kryeministër të Qeverisë së ardhshme të Kosovës. Pra, ju ftojmë që me votën tuaj të përkrahni kandidatet nga lista e koalicionit për të cilin jemi përcaktuar.

Ju priftë e mbara! 
Prishtinë,08.06.2017                                              Për Kryesinë e PSD

     Bajram Kelmendi

Saturday, May 27, 2017

PSD përkrahë koalicionin

Në mbledhjen e zgjeruar të Këshilli Drejtues të PSD me kryetaret e degëve edhe njëherë, njëzëri u përkrah marrëveshja për koalicion parazgjedhore që kemi lidhur me AAK dhe NISMA. Ishte bindja e përgjithshme së qëndrimi ishte drejtë dhe i vlerësuar mirë.
Pjesëmarrësit në diskutim shprehen gatishmërinë e tyre që të angazhohen për organizim sa më të mirë që në zgjedhjet Parlamentare të 11 Qershorit të dalin të mobilizuar. Po ashtu, ata vlerësuan lartë figurë e z. Ramush Haradinaj që është kandidat i nominuar i koalicionit për Kryeministër. U tha së familja Haradinaj dhe vetë z. Ramush kanë dhënë shumë për lirinë e vendit tonë. 
Këshilli drejtues apelon që vota e aktivistëve, anëtarëve dhe simpatizantëve të PSD të mbështesë z. Ramush Haradinaj për Kryeministër të Qeverisë së ardhshme të Kosovës. Po ashtu, i ftojmë që me votën e tyre të përkrahin kandidatet nga lista e koalicionit për të cilin jemi përcaktuar.


Prishtinë, 27. 05. 2017                    
Këshilli Drejtues i PSD