Partia Social
Demokrate e Kosovës beson se menaxhimi i situatave që do ta qojnë Kosovën në një
krizë apo në gjendje të paqëndrueshme, duhet të shikohet më shumë dhe t’i
kushtohet shumë rëndësi. Shumë më shumë se kush e ndaloi trenin apo si e ndali
trenin?!
Kosova, ka fituar një reputacion të një vendi të qëndrueshëm. Por, kjo qëndrueshmëri
behët edhe më e fortë kur kemi komunikim dhe koordinim me aleatët tanë ndërkombëtarë.
PSD beson se institucionet e Kosovës duhet të kenë një agjendë, një unitet dhe
një qëndrim të përbashkët për të gjitha situatat e interesit nacional.
