Prishtinë, 27.04.2017
PSD mirëpret vendimin e autoriteteve gjyqësore franceze për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, kryetarit të AAK-së, z. Ramush Haradinaj.
Kemi qenë të bindur së fletarrestimet serbe mbi bazën e të cilave është ndaluar z. Haradinaj janë të paligjshme dhe të padrejta. Më në fund Gjykata konfirmim se e drejta është në anën e z. Haradinaj.
Është koha që Serbia të përballet me realitetin dhe të anulojë urdhër-arrestet e saj për luftëtarët e Kosovës. Nëse dikush duhet të ndiqet e gjykohet atëherë janë ata pjesëtar të ushtrisë, policisë dhe të grupeve paramilitare serbe që bënë gjithë ato krime në Kosovë.
Tentimet e vazhdueshme të Serbisë për të ndjekur shqiptaret, jo vetëm së janë padrejtësi personale ndaj njerëzve si Ramushi, i cili ka luftuar dhe sakrifikuar për lirinë e Kosovës, por njëkohësisht janë tentim i sulmit të vazhdueshëm të saj ndaj tyre si individ dhe kolektivitet.
Këto janë veçmas edhe sulme ndaj pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe integritetit të saj politik.
Nuk ka dyshim së lirimi i z. Haradinaj është lajm i mirë për Kosovën dhe drejtësinë. Ndalimi i tij në Francë dhe mbajtja për muaj të tërë ishte padrejtësi. Tentimi për ekstradimin e tij në Serbi ishte absurd dhe nga aspekti juridik i paqëndrueshëm.
Edhe ky vendim, konfirmon se aktakuzat e Serbisë kundër luftëtarëve të UÇK-së janë të pabaza, të padrejta dhe kanë për qëllim manipulimin politik me drejtësinë.
No comments:
Post a Comment