Thursday, February 16, 2017

LETËR E HAPUR: Arban Abrashit (Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale)

Z. Ministër, meqense jemi në prag të shënimit të përvjetorit të GREVËS së MINATORVE të vitit
1989, vendosa përmes kësaj letre t`ua përkujtoi Juve dhe opinionit të gjerë ato ditë, por edhe 
gjendjen e minatorëve sot.
Vetëm ai që ka pasur fatin të jetë ato ditë me ta, ka pasur mundësinë ta kuptoi gatishmërinë e tyre
për sakrificë, gatishmërinë që të japin çdo gjë nga vetvetja për të mbrojtur të drejtën, lirinë dhe 
interesin e përgjithshëm pa kërkuar asgjë për vete.
Ndoshta ata për mua atëherë ishin të jashtëzakonshëm se i kam përjetuar dhe takuar, (kam ndarë 
fatin me ta) në një moment të jashtëzakonshëm. Ata që atëherë u quajtën <SIMBOL I 
RREZISTENCES GJITHËPOPULLORE>, gjithë populli u solidarizuan me ta pikërisht për shkak 
të modestisë, urtësisë dhe gatishmërisë për sakrifice.

Vetëm i urti dhe heroi e kanë sinqerisht dhe në emër të së vërtetës, kurse demagoget dhe 
politikanët me dyfytyrësi dhe në emër të interesit.

Po ua përkujtoi përpjekjen e tyre për të mos lejuar ndryshimet kushtetuese dhe suprimimin e 
autonomisë së Kosovës, marshimin e tyre në këmbë për në Prishtinë (nëntor 1988) e më pastaj 
GREVËN urisë që lëkundi themelet e Jugosllavisë. Nga ajo kohë dhe në vazhdim represioni dhe dhuna sistematike shtohej por asnjëherë nuk pati luhatje në rrugën që kishim nisur, me shpresë se ditë të mira do të vijnë, më pas, për ta dhe fëmijët e tyre.
Me formimin e LDK-së, në krye me Dr. Ibrahim Rugovën të gjithë u anëtarësuam në ketë LEVIZJE dhe thuajse ishim edhe anëtarësia e parë numerike që ju bashkuam alternativës. Tani ndiheshim më të fortë!
Më 06.03.1990, në minierën ku kam punuar edhe unë (por edhe në minierat dhe ndërmarrjet tjera
për mos me i përmend të gjitha se nuk i kam datat e sakta) të gjithë punëtorët braktisen Sindikatën 
e atëhershme dhe formuan Sindikatën e tyre të pavarur. Si kundërpërgjigje Serbia më 19.03.1990, filloi të aplikoi ligji e ashtuquajtur < obligimi për punë> të miratuar enkas nga Kuvendi Serbisë.
Më 07.08.1990, Kuvendi i Serbisë vendosi masat e dhunshme, të cilat nuk i pranuam dhe 
vendosem që mos ti zbatojmë urdhrat e tyre. Si ndëshkim për këtë por edhe sipas projektit serb për 
spastrim etnik të Kosovës pasuan masat tjera.

Sipas evidencës së vitit 1994 pasojat e kësaj fushate ishin:
- 7641 minator (dhe punëtor tjerë në miniera) u larguan nga puna,.
- 3388 prej tyre u dënuan me burg (prej 30 ditë deri në 14 muaj),
- 333 u rrahën dhe malltretuan në forma të ndryshme,
- 8 prej tyre (vetëm në minierën ku kam punuar unë) përjetuan atë <izolimin> famëkeq së bashku
me shumë tjerë që ju ndoshta e dini,
- 51 punëtorëve iu morën banesat, mbeten pa kulm mbi kokë,
- 219 u larguan nga Kosova për shkaqe ekonomike (me familje),
- 491 u larguan nga Kosova për të njëjtat shkaqe (pa familje),
- 203 kërkuan azil politik në shtete të ndryshme dhe
- 1915 prej tyre mbeten pa kurrfarë të ardhurash, në mëshirën e tjerëve për të iu ndihmuar.

Athua ku qëndronte arsyeja që pushteti serb u soll me kaq brutalitet ndaj tyre?

Sindikatës, që tanimë ishte organizatë e të papunëve, ju ngarkuan detyra të rënda. Ishte i 
domosdoshëm angazhimi për organizimin e grumbullimit dhe shpërndarjes së ndihmave për gjithë 
ato familje në nevojë, natyrisht, me koordinimin e veprimeve me subjektet politike (LDK-në), me 
Sindikata të vendeve demokratike të botes të cilat së pari duhej informuar për gjendjen e rëndë të 
krijuar në Kosovë. Në anën tjetër duhej ruajtur uniteti si dhe grackave të vazhdueshme të kurdisura 
nga Serbia. Ndër to kërkesat e vazhdueshme gjëja për kthim në punë. Por tani gjërat kishin ecur 
larg dhe kërkohej përkrahje e kërkesave tanimë konkrete dhe atë në mënyrë institucionale.

Meqenëse isha i caktuar nga Bashkimi i Sindikatave për koordinim me LDK-në, më 09.06.1995 
kam qenë i ftuar në takimin e Presidenti Rugova me Kryetarët e degëve (unë isha edhe në cilsinë 
e nënkryetarit të BSPK-së).
Pas informatës të PRESIDENTIT, që ishte pika e pare e rendit të ditës, për piken e dytë isha i ftuar 
për të informuar për qëndrimet e sindikatës lidhur me disa konkurse serbe për të pranuar një numër 
të vogël të punëtorëve në punë, për bisedimet eventuale me sindikatën serbe të iniciuar nga një 
institut amerikan.

U pajtuam për qëndrimet që duhet të mbajmë dhe se kemi obligim të mbrojmë interesin e shumicës 
së punëtorëve, nuk guxojmë të krijojmë përçarje në mes të punëtorëve kurse sa i përket bisedimeve,
Ne mund të bisedojmë por pa hy në çështjet politike qe tani janë detyrë e institucioneve të zgjedhura 
në Kosovë.
Mund të numërohen në gishtat e një dore ata shqiptarë që kanë pranuar të kthehen në punë me kushtet e vendosura nga Serbia, edhe pse i joshnin me kthimin e banesave dhe me përfitime të 
tjera.
Ngjarjet që pasuan më pas janë të njohura për të gjithë, por pas luftës ja si <u shpërblyen> 
minatorët, edhe pse shpresat ishin të mëdha se po vinin ditët që kemi pritur.

- Ndodhi privatizimi dhe gati të gjithë prapë mbeten pa punë.
- U tha se atyre nuk mund tu numërohet stazhi i punës për periudhën 1990-1999.
- U mor vendim se të drejtë në pension kanë vetëm ata punëtor që kanë mbi 15 vjet stazh pune me kontribute të paguara. Me një fjalë për të pasur të drejtë në kësi pensioni, sipas kësaj logjike, 80% 
e punëtorëve ishte dashur ti pranojnë masat e dhunshme dhe të punojnë me ligjet e Serbisë.

- Iu mohua e drejta në pension edhe atyre punëtorëve të cilët për të siguruar ekzistencën punuan 
në disa firma të ndryshme private (me pronar shqiptar), po, as ata nuk pranuan t`i paguajnë 
kontributet Serbisë, nga se ashtu ishte edhe qëndrimi sindikatës.

- Me ligjet e shtetit tone të < dashur>, edhe një ditë nëse ke mangut 15 viteve, i humbë të gjitha 
vitet dhe kalon në pension të pleqërisë. Ky është absurd sepse kudo në botën e civilizuar punëtorit 
i pranohet stazh aq vite sa i ke kaluar në punë, qofshin ato dy, tri apo më shumë.
- Ju lutem ku e morët ketë model, si ka mundësi? A nuk ka qenë më e drejtë që secilit së paku t`i 
numërohen aq vite sa ka. Apo në demokraci thirreni aq shumë vetëm sa për të na hedhur hi syve 
dhe domosdo atëherë kur i kërkoni votat? Ju mundë të arsyetoheni se kjo bëhet në mungesë të 
buxhetit, por, kjo nuk qëndron kur shihet se si po keqpërdoret buxheti nga vetë institucionet.

- Tani a ka më turp se tu thuhet punëtorëve krejt e kundërta e asaj që iu është thënë atëherë, kur 
shohin se ata që kanë punuar në cilin do shtet, qoftë edhe një kohë të shkurtër, askush nuk merr të
drejtën t`ua humbë djersen e tyre .
- Tani sikur na thoni se ne është dashur ti pranojmë të gjitha (masat e dhunshme, suspendimin e 
autonomisë, okupimin etj.) në mënyrë që sot ta gëzonim të drejtën për pension!
- Na tregoni ju lutemi z. Ministër si do ta ndiej vetin një minator sot, që ka kontribuar për 
Pavarësinë e Kosovës, që ka pësuar të gjitha ato që u thanë më lartë dhe nuk i takon as pensioni i 
cili edhe ashtu është minimal, por, kjo nuk besoj së mund të arsyetohet. Apo, ndoshta?
- Si do ta ndiej vetin ai punëtor kur takohet me një koleg të vetin që ka pranuar Serbinë si shtet të 
vetin dhe nuk i ka njohur institucionet legjitime të Kosovës (edhe pse të tillët, për fat, kanë qenë 
pak) dhe përkundër kësaj tani merr pensionin e plotë?

- Çka t`u thonë fëmijëve këta minator , kur fëmijët e tyre e shohin si trajtohen ata sot?
- Si ka mundësi që po gjeni mjete për t`i paguar trefishin e atyre që vërtet kanë vesh uniformen e 
UÇK-së (ata vetë po e thonë këtë), e që në fakt është për të fituar vota, dhe nuk paska mundësi që 
punëtorëve së paku mos t`u mohohet djersa dhe mundi i tyre.
- Si ka mundësi z. Ministër të thirreni në Rugovën dhe rugovizmin dhe vendimet të jenë në 
kundërshtim me vendimet e marra gjatë periudhës 1990-1999?
- Çka duhet t`u themi sot atyre minatorëve që dikur i përfaqësonim dhe na besonin? 
Dhe për fund z. Ministër Abrashi, thuhet se < vështirë është të ruhet paça kur diferenca në mes të 
varfërve dhe të pasurve është marramendëse>. A mendojnë drejtuesit tanë për këtë vallë!

Po citoi një thënie që e kam lexuar diku: <PUSHTETI POLITIK ËSHTË AFTËSIA E DISA
NJERZVE PËR T`I DETYRUAR TË TJERËT TË PUNOJNË SIPAS DESHIRES SË TYRE, KJO
AFTËSI VJEN NGA POZITA NGA FUNKCIONI APO PREJ PARAVE, PRANDAJ NUK KA
LIDHJE AS ME MIRËSINË AS ME MENQURINË...>

Ibrahim Zogjani
nenkryetar i PSD
ish. kryetar i Sindikatës së Minatorëve dhe
nënkryetar i BSPK)
PRISHTINË, 14.02.2017

Deputet me dy pashaporta në xhep

Të kesh një funkesion në institucinet të reja demokratike të Republikës të Kosovës sidomos të fituar nga vota e popullitë është nderi por edhe ma shumë përgjegjësi për fjaltë të thëna e jo mo për veprimet në kuadër të tyre. Eshtë e vertet se ma lehtë është të kritikoshë se të veproshë nga vendi me përgjegjësi por edhe aty egziston kufiri i arsyeshmerisë të kritikës e sidomosë a është ajo për procese pozitive në shoqëri apo i ka qelime të tjera. Në qdo shoqëri demokratike roli i opozitesë është të hulumton gabimet e pozites dhe ta bindë opinjionin se alternative e tyre është ma e mira dhe me këte do ta përfiton përkrahjen për votat në zgjedhjet e lira. Kjo është e drejta dhe mënyra e opozitës për ta marë pushtetin.
Institucioni ma i lartë legjistativë të Republikës të Kosovës Kuvendi nuk i përgjanë funksionit që e ka, por ma shumë një klubit për debate ku luftohet dhe shfrytëzohet për ti treguar opinionit kush ka ma shumë merita për lirinë dhe pavarësinë. Deputet kanë haruar se liria dhe pavarësia e fituar janë kushtë për formimin e shtetit por edhe ma shumë për funksionimin dhe forcimin e tij. Pra pse në mesin e tyre ka të till që sulmojnë dhe blokojnë punën e institucionit ton ma të lartë. Për ta bërë Kosovën Republikë populli i jonë ka sakrifiku me dekada në mënyra të cilat jane dikëtuar në rrethanat, kundërshtimi paqësor, mbrojtja e pragut (UCK), e tani në vazhdim është obligim qe e njejta të rruhet dhe në këtë drejtim të formohet dhe të ndërtohet shteti. Partitë në pushtet e kanë ma shumë përgjegjësi për ta bërë këtë por edhe opozita e ka përgjegjsinë për veprimet e veta të cilat duhet me qenë në funksion të njajtë.
Për këtë te dy palët duhet me pas koncezusë për qështjet mallore të vendit, sovranitetit dhe strategjinë të kundërshtimit të politikës së Sërbisë dhë bashkëpunimit me bashkësine ndërkombtare. Por për këtë duhet vetëdia e lartë pozitës e cila nuk mundet pa opozitë por edhe opozita e cila pa inat dhe pa lakmi për pushtet të punon për të miren e qytetarëve në emer të cilëve po thiren te dy palet. Vetëm kundërshtimi pa argument sjellë huti në opinion sidomos me rastin e dialogut me Sërbinë. Kundërshtimi i dialogut a do të thot dhe humbja e përktahjes të BE dhe SHBA. Me siguri në ate nuk mendohet por pse bashke në
grupin për dialog nuk janë pozita edhe opozita dhe se bashkë nuk i përcaktojnë vijat e kuqe, dhe të shtrohen kërkesa nga ne. Ne jemi në pozicionin e mbrojtjes a në anën tonë kemi shumë obligime të cilat duhet të paraqitën: ku janë të zhdukurit, dëmet të luftës, pse behen arestimet…
Qytetari i rëndomët e ka hallin e jetes normale, i duhet siguria, mbrojtja shëndetsore, punësimi, shkollimi i fëmive e sidomos liria e livizjes. Për një vizë ambasadave, paguhen para të mëdhaja, dhe nuk këthehen me rastin e refuzimit. Por ju deputet të cilit i keni dy pashaporta në xhep (shumica i keni) nuk përjetoni telashet e qytetarit të rendomtë dhe mireni me aprovimet të Rezolutave të cilat nuk e kan fuqinë e ligjit, por vetëm deklarimet “patriotizmit” verbal, në vend qe të uleni bashkë dhe bëni strategji dhe koncezuset e nevojëshme për të miren e qytetarëvë dhe forcimit të shtetit. Pse ne me ju besu juve deputetëve me dy pashaporta në xhep dhe pse jeni ma patriotë se tjerët dhe jeni ma të brengosur për vendin tonë dhe vetëm ju jeni ata që nuk e lejoni faljen e teritorit. Prioritetet në këtë drejtim janë demarkacioni me Malin e Zi, të gjitha palet ne ti marin argumentet e kundershtimit të propozimit te komisionit shtetror ose mbrojtjes e marëveshjesë nga ai. Vija e kufirit nuk është vështirë të vërtetohet, egzistojnë hartat zyrtare. Refuzimi do të thot pengimi i punës dhe pa përgjegjësi atyre qe nuk pranojne të jenë në komision të formuar për verifikimin e kufirit. Pse në këtë procesë zyrtaret e komunave te brezit kufitarë refuzojne të inkuadrohen?
Të gjthë ju që e keni dy pashaporta në xhep e leni dikund të dytin, dhe haroni që e keni, e ndiheni për një momentin se jeni kosovar. Me pashaportin e dytë do të leni edhe privilegjet që ai po ju sjellë ( me dal jashte Kosoves kur te doni, me ikë nga ajri i ndotur dhe me u fresku kur doni).
Lufta opozitës për pushtet është e kuptueshme por me rastin tonë në Kosovë na duhet opozita e cila nuk e ka në vendë të pare inatin dhe lakëmin për pushtet por opozitë e cila kërkon nga pozita përgjegjsinë, dhe bën pyetje pse nuk punon Këshilli socio-ekonomik dhe nuk përcaktohet paga minimale të puntorëve, si do të punsohen sivjet 25000 punëtor, pse kanë dështur projekte të mëdha dhe të rëndësishme për zhvillimin e vendit,pse FSK nuk bëhet FAK-u dhe shumë e shum pytje tjera. 

Kaqusha Jashari, Kryetarja e nderit të PSD

Monday, February 13, 2017

Përkujtim i PSD-së për Iliaz Kurteshin

Partia Socialdemokrate e Kosoves - PSD,  shprehë pikëllimin e thellë më rastin e një vjetorit të ndarjës nga jeta të Ilaz Kurteshit, veprimtarit të palodhur të çështjes sonë kombëtare. Z. Kurteshi ka qenë hartues i Kushtetutës së Kosovës.
Me këtë rast PSD-ja ju shpreh ngushëllime të thella familjes, miqeve dhe dashamirëve. PSD bashkë-ndjenë dhimbjen me ta.

Më respekt Kryesia e PSD-së.