Në bazë të Ligjit
Nr. -3/L - 73 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, Ligjit Nr. -3/L
- 256 për Ndryshim dhe Plotësim të Ligjit për Zgjedhjet, Ligjit Nr. -3/L - 72 për
Zgjedhjet Lokale, të Ligjit Nr. -3/L - 174 për Financimin e Subjekteve Politike,
si dhe të Rregullës Nr. 01/2013 të KQZ, Kuvendi i Partisë Socialdemokrate, i
mbajtur me 17 Dhjetor 2106 miratoi këtë:
STATUT
TË PARTISË
SOCIALDEMOKRATE TË KOSOVËS
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni
1.
Me
këtë Statut Partia Socialdemokrate rregullon dhe përcakton: emrin e saj,
shenjen, selinë, qëllimet, mënyrën e informimit të opinionit, parimet e
veprimit, të drejtat dhe obligimet e anëtarëve, format e organizimit, organet
dhe trupat e Partisë, mënyrën e zgjedhjes dhe shkarkimit të tyre, emërimit dhe
ndërrimit, kohëzgjatjes së mandatit, mjeteve për punë, ndërprerjen e punës, si
dhe çështjet tjera me interes për anëtarësinë dhe punën e Partisë.
Statuti
është akti themelor juridik i PSD.
Neni
2.
Partia
Socialdemokrate e Kosovës (PSDK) e themeluar me 10 Shkurt 1990 në Prishtinë
është parti e pavarur demokratike e anëtarëve të lirë dhe të përgjegjshëm të
cilët veprojnë për të realizuar këto parime programore dhe qëllime:
-
respektimin e njeriut,
pacenueshmërinë e jetës, dinjitetin e tij, të drejtat dhe liritë, pavarësisht
nga botëkuptimet, përkatësia etnike dhe fetare, mosha, gjinia, bindjet politike
dhe statusi social;
-
realizimin dhe mbrojtën e të
drejtave të punëtorëve, personave që jetojnë nga puna dhe në bazë të punës së
tyre;
-
afirmimin e të drejtave dhe lirive
të individëve të lenë pas dore dhe të privuar nga të drejtat, grupeve shoqërore
dhe shtresave si dhe të barazisë së gjinive;
-
mbrojtjen e të drejtave të
garantuara të njerëzve për mbrojtje shëndetësore, arsimim, mbrojtje sociale, në
punë, familje e të tjera;
-
mbrojtjen e pasurisë dhe të punës;
-
realizimin e barazisë sociale dhe
kombëtare të qytetarëve dhe të komuniteteve në Republikën e Kosovës;
-
ndarjen e pushtetit legjislativ
nga pushteti ekzekutiv dhe gjyqësor;
-
realizimin e rendit demokratik
politik e juridik në shtet dhe sundimin e ligjit dhe të drejtës sociale;
-
zhvillimin e shoqërisë plurale, të
drejtësisë dhe solidare, me kualitet të lartë të jetës për të gjithë punëtorët
dhe shtresat shoqërore;
-
mbrojtjen e pasurisë kulturore dhe
natyrore, si dhe të ambientit jetësor;
-
ruajtjen e vlerave të traditës e
identitetit kombëtar;
-
ruajtjen e paqes dhe sigurisë në
Kosovë dhe rajon;
-
integrimin e Kosovës në BE, NATO
dhe strukturat e institucionet tjera ndërkombëtare dhe integrimi kombëtar
shumëdimensional, si dhe integrimin e të gjitha komuniteteve në jetën publike
dhe institucionale të Kosovës.
Neni
3.
Për realizimin e
parimeve dhe qëllimeve politike nga neni 2. i këtij statuti, PSD, duke u nisur
nga vlerat themelore të socialdemokracisë dhe Programi i PSD, parimet e
legjitimitetit dhe legalitetit politik, shfrytëzon mjetet jo të dhunshme
parlamentare dhe jashtëparlamentare dhe përjashton metodat tjera të dhunshme
dhe format e mos tolerancës.
Neni
4.
Për realizimin e
qëllimeve dhe të bazave programore PSD bashkëpunon me partitë politike dhe
individët në Republikën e Kosovës dhe jashtë saj. PSD-ja synon të anëtarësohet
në organizata ndërkombëtare të opsionit socialdemokrat dhe në organizmat e
tyre.
Neni
5.
PSD-ja vepron në
tërë territorin e Republikës së Kosovës. Emri i plotë i Partisë është: Partia
Socialdemokrate. Emri i shkurtër është: PSD. Krahas emrit të plotë, në
veprimtarinë politike dhe qarkullimin juridik përdoret edhe emri i shkurtër.
Neni
6.
PSD ka cilësinë e
personit juridik. PSD është organizatë jo fitimprurëse. PSD është e regjistruar
në regjistrin e organizatave politike i cili evidentohet në organin shtetëror
të Republikës së Kosovës (Zyrën për Regjistrimin të Partive Politike dhe
Certifikim).
PSD-në e prezanton
dhe përfaqëson kryetari i PSD-së. Kryetari i PSD-së mund të autorizoi persona
tjerë që të prezantojnë dhe përfaqësojnë PSD-në në harmoni me këtë Statut.
Selia e PSD-së
është në Prishtinë.
Neni
7.
PSD ka shenjen e
vet e cila përbehet nga katrori i portokalltë (Panton 165 c), në të cilin është
shkurtesa e emrit të partisë me shkronja të bardha të pjerrëta në këndin e
djathtë në lartësi.
PSD ka flamurin ngjyrë
të portokalltë në përmasën 1:1, katror, me shenjën e partisë nga neni paraprak.
PSD ka vulën e rrumbullakët me diametër prej 3
cm, katrorin me shkurtesën PSD në mes të këndit të poshtëm të rrethit, në
rrethin e të cilit shkruan: Partia Socialdemokrate e Kosovës. Partia ka edhe vulën
katrore. PSD në Kuvendin e tetë ka miratuar edhe himnin e vet - që është kompozimi
i Rexho Mulliqit – “Baresha”.
Shfrytëzimi dhe
ruajtja e vulës, vulave të formave të organizimit të PSD-së, shenjës, flamurit
dhe himnit do të përcaktohet më për së afërmi me vendimin e Këshillit Drejtues.
Neni
8.
Puna dhe veprimi i
PSD-së është publike dhe arrihet me veprimin publik të anëtarësisë, organeve të
PSD-së në tubime publike, tribuna, me pjesëmarrje në tryezat e rrumbullakëta
dhe në forma tjera, duke vendosur raporte dhe duke ndikuar në opinionin publik
të qytetarëve, zgjedhësve, simpatizantëve dhe anëtarëve të PSD-së.
Veprimi publik
sigurohet edhe përmes mbledhjeve dhe takimeve të organeve të PSD-së të hapura
për opinion, konferencave për gazetarë, deklaratave dhe kumtesave për opinion.
Këshilli Drejtues
mund të vendosi edhe për forma tjera të informimit si: botimin e gazetës,
buletinit informativ, emisioneve në radio dhe TV.
Për nevoja
hulumtuese dhe zhvillimore të Partisë KD mund të themeloi edhe institucione
tjera në bazë të ligjit si institute, ente etj.
Organet e PSD-së
mund të debatojnë dhe të vendosin edhe pa prezencën e opinionit për çështje të
brendshme partiake.
Neni
9.
PSD ndanë tituj
nderi, mirënjohje dhe shpërblime për kontributin e anëtarëve për afirmimin e
Programit të Partisë.
Tituj nderi janë:
Kryetar/e nderi dhe anëtar/re nderi e PSD.
Për ndarje të
titullit Kryetar/re e nderit vendos Kuvendi.
Si mirënjohje
PSD-ja mund të ndaj medalje të Partisë, shenja dhe diploma.
Dispozitat më të
hollësishme për mirënjohjet e Partisë dhe për anëtar nderi i përcakton dhe ndan
Këshilli Drejtues, në raste solemne dhe me vendim të posaçëm.
Mirënjohje
mund t`u ndahen edhe individëve e institucioneve.
2.
ANËTARËSIA
Neni
10.
Anëtar i PSD-së
mund të bëhet qytetari i moshës madhore i Republikës së Kosovës i cili
vullnetarisht nënshkruan deklaratën për anëtarësim me të cilën deklarohet së
është i informuar dhe së pranon Statutin dhe Programin e PSD-së.
Vendimin për pranim
në anëtarësi e merr organi drejtues në organizatën themelore, në nivel të
degës, Këshilli Drejtues i degës, respektivisht zyrtari i autorizuar.
Çdo anëtar i përket degës komunale të
PSD-së, sipas vendbanimit. Përjashtimisht, nxënësit dhe studentet mund të jenë
anëtar të organizatës sipas vendqëndrimit.
Anëtarësimi në PSD
dhe organet e saj mund të jetë i nderit. Vendimin për pranim në anëtarësi të
nderit e bie Kryesia e PSD-së. Për anëtaret e nderit mbahet evidencë e veçantë.
Anëtari i PSD nuk
mund të jetë anëtar i ndonjë partie tjetër me seli në Republikën e Kosovës.
Për anëtaret e
PSD-së mbahet regjistri i anëtarëve, pamjen dhe përmbajtjen e të cilit e përcakton Këshilli Drejtues i PSD-së me
Rregullore të posaçme.
Neni 11.
Anëtari ka të
drejta dhe obligime:
- të merr pjesë në përcaktimin dhe realizimin e
politikës së partisë;
- të respektoi ligjet dhe normat etike, si dhe
të jetë përgjegjës për deklaratat publike që i jep në emër të Partisë;
- të respektoi Statutin dhe Programin e PSD-së
si dhe të zbatoi vendimet e organeve të saj;
- me veprimet dhe sjelljet e veta t`i
kontribuoi autoritetit të Partisë në opinion;
- pavarësisht të merr iniciativa të cilat janë
në harmoni me Statutin dhe Programin, si dhe me qëndrimet e Partisë;
- së
bashku me anëtarët e tjerë mund të organizojë fraksion të veçantë
politiko-programor brenda Partisë;
- të zgjedh dhe të zgjidhet në të gjitha organet
e Partisë;
- të jetë i kandiduar në listat e PSD-së për
zgjedhje parlamentare dhe lokale;
- të jetë i (e) informuar për aktivitetet e
PSD-së;
- në
harmoni me dispozita të veçanta të pranoi ndihmë solidare të PSD-së,
posaçërisht në rast të cenimit të të drejtave të tij për shkak të anëtarësimit
në Parti;
- të marr pjesë në të gjitha aktivitetet e
Partisë;
- të realizoi të drejta tjera dhe të përmbushë
obligime tjera në harmoni me Statutin dhe vendimet e miratuara në bazë të
Statutit.
Neni 12.
Anëtari i PSD-së
është i obliguar të paguaj rregullisht kuotizacionin.
Kuotizacioni
paguhet në llogarinë rrjedhëse të PSD-së ose nga arkëtaret e degëve.
Lartësia e
kuotizacionit varet nga lloji i të ardhurave dhe gjendja sociale e çdo anëtari:
- për të punësuarit,
- për të papunësuarit, nxënësit
studentët dhe pensionistët,
- për anëtarët të cilët realizojnë
kompensime që burojnë nga mandati i PSD,
- për anëtarët të cilët marrin
rregullisht pagë nga mandati i PSD-së.
Obligimet dhe të
drejtat nga paragrafi i mësipërm nga ky nen përcaktohen me vendim të posaçëm të
Këshillit Drejtues.
Anëtari mund t`i
japi edhe mbështetje materiale PSD-së në formë të donacionit dhe të formave
tjera të ndihmës.
Për shkak të
dhënies së ndihmës materiale PSD-së askush nuk mund të realizoi të drejta
shtesë ose të posaçme.
Neni 13.
Anëtari i cili nuk
ka paguar kuotizacionin për gjashtë ose më shumë muaj, pa justifikim, nuk mund
të jetë kandidat për funksione partiake ose kandidat i PSD-së për trupin
përfaqësues të njësisë lokale të vetëqeverisjes dhe përfaqësues në Kuvendin e
Kosovës, si dhe humbë të drejtën të jetë i zgjedhur dhe të zgjedh në të gjitha
nivelet brenda partiake.
Neni 14.
Zyrtari/ët për
financa të Stafit Profesional i
PSD-së ka obligim që për çdo gjashtë muaj të informoi degët komunale për
përmbushjen e obligimit të anëtarëve nga territori i vet për pagesën e
kuotizacionit.
Neni 15.
Anëtarësia në PSD
ndërpritet:
-
në rastet e parapara me ligj,
-
me daljen nga partia (me shkrim
ose duke kthyer librezën e anëtarësisë),
-
me shlyerjen nga evidenca,
-
me miratimin e vendimit definitiv
për përjashtim,
-
me anëtarësimin në parti tjetër
ose me kandidimin në listën ndonjë partie tjetër politike, apo në listë të
pavarur pa pëlqimin e PSD-së,
-
me vendimin definitiv për
shpërndarjen e formës së organizimit të PSD-së në të cilën ka qenë i
anëtarësuar.
Neni 16.
Anëtari shlyhet nga
evidenca për shkak të mos aktivitetit që konstatohet me vendim të organit
përkatës.
Anëtari shlyhet nga
evidenca e anëtarësisë pasi që një vit, pa justifikim, nuk paguan
kuotizacionin.
Vendimin për
shlyerje nga evidenca e bie Këshilli Drejtues i komunës, respektivisht ai i degës.
Vendimi nga
paragrafi 1. dhe 2. anëtarit/ës duhet
t`i dërgohet në formë të shkruar me arsyetim.
Anëtari/ja në afat
prej 15 ditësh mund t`i ankohet Këshillit Mbikëqyrës të PSD-së të Kosovës i
cili është i obliguar të vendos për ankesën në afat prej 15 ditësh.
Deri në
plotfuqishmërinë e vendimit të drejtat dhe obligimet e anëtarit pushojnë.
Vendimi i Këshillit
Mbikëqyrës të PSD-së është definitiv.
Neni 17.
Pasi që anëtarësia
i është ndërpre me shlyerje nga evidenca, anëtari i mëparshëm mund të
anëtarësohet në PSD në harmoni me Statutin.
Neni 18.
Kundër anëtarit
sjellja dhe veprimi i të cilit është drejtuar kundër vendimeve të organeve të
partisë ose me vepra të pandershme dhe veprime të vrazhda ka shkelur Statutin,
parimet programore dhe qëllimet e Partisë dhe me këtë dëmton autoritetin e saj,
zhvillohet procedurë partiake.
Në procedurën
partiake mund të shqiptohen masat:
-
Vërejtje,
-
Marrja e përkohshme e të drejtës
së kryerjes së funksioneve të caktuara ose të gjitha funksioneve deri në dy
vjet,
-
Përjashtimi nga Partia.
Vërejtja mund të
shqiptohet për forma të lehta të shkeljeve nga paragrafi 1. i këtij neni, me të
cilat i është shkaktuar dëm më i vogël Partisë.
Marrja e përkohshme
e të drejtës së ushtrimit të funksioneve të veçanta ose të të gjitha
funksioneve deri në më së shumti dy vjet mund t`i shqiptohet anëtarit i cili me
veprimet e veta i ka sjellë dëm të lehtë Partisë dhe kur vlerësohet së kjo masë
do të ketë ndikim pozitiv në veprimet e tij të mëtejshme, aktivitetin dhe
veprimin në Parti.
Përjashtimi nga
Partia mund t`i shqiptohet anëtarit për forma të rënda të shkeljes nga
paragrafi 1. i këtij neni, me të cilat i është sjellë dëm i konsiderueshëm
Partisë.
Neni 19.
Vendimin për
vërejtje respektivisht për përjashtim mund ta bie Këshilli Drejtues i
degës me iniciativë të vet ose në bazë
të propozimit për përcaktimin e përgjegjësisë, të cilin mund ta bie Këshilli
Drejtues i PSD të Kosovës.
Përjashtimisht,
Kryesia e PSD të Kosovës mund ta suspendoi menjëherë nga të gjitha funksionet
anëtarin/ën dhe t`i propozoi Këshillit Drejtues që nga PSD-ja të përjashtohet
anëtari, nëse vlerëson se sjellja dhe veprimi i tij nga neni 18. paragrafi 1. i
këtij Statuti në atë masë e dëmton autoritetin e PSD-së, që nuk mund të
zhvillohet procedura e rregullt partiake.
Vendimin për
përjashtim të anëtarit/ës e bie Këshilli Drejtues me propozim të Kryesisë në
afat prej 8 ditësh. Në vendimin e miratuar në këtë mënyrë anëtari i përjashtuar
mund t`i ankohet Këshillit Mbikëqyrës të PSD-së i cili është i obliguar që për
ankesën të vendosi në afat prej 15 ditësh.
Vendimin për
marrjen e përkohshme të së drejtës për ushtrim të funksioneve të veçanta ose të
të gjitha funksioneve deri në dy vjet e bie Këshilli Drejtues i degës për
funksionet në organizatën komunale, dhe Këshilli Drejtues i PSD për funksionet
në organet e PSD të Kosovës.
Në procedurën
partiake duhet të theksohen vërejtjet, provat (deklaratat e dëshmitarëve,
dokumentet). Bazë për aprovim të vendimit është shqyrtimi gojor.
Në shqyrtim
detyrimisht ftohet anëtari/ja kundër të cilit udhëhiqet procedura dhe atë në të
gjitha nivelet e procedurës. Këshilli Drejtues i degës para të cilit zhvillohet
procedura partiake, respektivisht Këshilli Mbikëqyrës i PSD të Kosovës para të
cilit zhvillohet procedura ankimore janë të obliguar që me kërkesë të anëtarit
kundër të cilit zhvillohet procedura partiake të sigurojnë prezencën e një
anëtari/e të PSD-së si mbështetje të tij në kontest.
Për shqyrtimin
gojor mbahet procesverbal me përmbajtjen e shqyrtimit. Pjesëmarrësit e
shqyrtimit mund të kërkojnë që deklaratat e veçanta tekstualisht të hyjnë në
procesverbal.
Neni 20.
Vendimet nga neni
19. paragrafi 1., 3., dhe 4. duhet të jenë në formë të shkruar, të arsyetuara,
të përmbajnë udhëzimin për ankesë dhe anëtarit t`i dërgohen me postë rekomande.
Anëtari në afat
prej 15 ditësh mund t`i ankohet Këshillit Mbikëqyrës të PSD të Kosovës, i cili
është i obliguar që për ankesën të vendos në afat prej 15 ditësh.
Kur vendos për
ankesën e anëtarit kundër të cilit udhëhiqet procedura partiake, në mbledhje të
Këshillit Mbikëqyrës në të cilin detyrimisht ftohet paraqitësi i ankesës, mund
të thirret ose kërkohet deklarimi me shkrim i organit që ka miratuar vendimin e
kontestuar.
Me vendimin e
Këshillit Mbikëqyrës mund të vërtetohet masa e shqiptuar, të ndryshohet ose të
hiqet.
Deri në
plotfuqishmërinë e vendimit për masën e shqiptuar, të drejtat dhe obligimet e
anëtarit pushojnë.
Vendimi i Këshillit
Mbikëqyrës të PSD të Kosovës është definitiv.
Neni 21.
Anëtari i
përjashtuar mund të paraqes kërkesë për pranim të serishëm në anëtarësi.
Kërkesa i paraqitet Këshillit Mbikëqyrës të PSD të Kosovës, me mendimin
paraprak të Këshillit Drejtues të degës respektivisht të qytetit.
Kërkesa për pranim
të serishëm nuk mund të paraqitet para së të kaloi një vit nga dita e aprovimit
të vendimit për përjashtim nga Partia.
Këshilli Mbikëqyrës
i PSD është i obliguar të bie vendim për kërkesën për pranim të serishëm në
afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të kërkesës.
Neni 22.
Në veprimet (punën)
e PSD-së mund të marrin pjesë dhe të bashkëpunojnë edhe simpatizuesit dhe
mbështetësit e Partisë, të cilët sipas thirrjes mund të marrin pjesë edhe në
mbledhjet e organeve dhe të trupave punuese, por pa të drejtë të vendosjes.
Simpatizues i
Partisë konsiderohet secili që pajtohet me Programin e Partisë dhe i jep
përkrahje politikës së saj, edhe pse nuk është anëtar formal i saj.
Mbështetës të
Partisë konsiderohen personat fizik dhe juridik, që veç kuotizacionit, japin
kontribute, ndihma dhe mjete materiale për punën e Partisë.
Simpatizuesit dhe
mbështetësit e Partisë mund të kandidohen në listat e Partisë në zgjedhjet e të
gjitha niveleve.
Pos evidencës së anëtarëve të rregullt,
organet e Partisë mbajnë edhe evidencën e simpatizuesve dhe mbështetësve të
saj.
3.
ORGANIZIMI I PARTISË
Neni 23.
PSD është e
organizuar sipas parimit territorial. Anëtarët e PSD mund të organizohen edhe
në baza të interesit.
Në kuadër të
organizimit territorial të Partisë në nivel komune, dhe të vendit mund të organizohen edhe format e
interesit të punës dhe të veprimit të anëtarëve/reve të PSD.
Neni 24.
Anëtarësia e PSD-së
territorialisht është e organizuar në këto forma të veprimit:
-
Partia Socialdemokrate e Kosovës,
-
Forumi i Gruas,
-
Forumi Rinor dhe i
-
Forumi i Veteranëve të PSD,
-
degët komunale të PSD,
-
nëndegët dhe seksionet.
Në qytetin e
Prishtinës në harmoni me organizimin e vetëqeverisjes vendore, anëtarët e
PSD-së mund të organizohen në më shumë degë.
Në vendbanime dhe
në pjesët e vendbanimeve më të mëdha, komuna dhe qytete anëtarët e Partisë po
ashtu organizohen në degë, nëndegë dhe seksione.
Në disa vendbanime
dhe pjesë të vendbanimeve më të mëdha, komuna dhe qytete dhe në qytetet dhe
komunat ku nuk është themeluar organizata e PSD-së, veprojnë të besuarit e
PSD-së.
Neni 25.
Për lëmit e
veprimit politik dhe Programor themelohen këshillat e PSD-së.
Neni 26.
Anëtarët e PSD-së
mund të organizohen edhe në bazë të interesit në forume.
Forumet e PSD-së
themelohen për interesa të grupeve shoqërore si: Forumi i Gruas, Rinor dhe i
Veteranëve.
3.1. PSD E KOSOVËS
Neni 27.
PSD-ja është
organizatë unike politike e cila përfshinë tërë anëtarësinë dhe të gjitha
format e organizimit të PSD në territorin e Republikës së Kosovës.
PSD në qarkullimin
juridik vepron si një person juridik.
Organet e PSD-së
janë:
-
Kuvendi,
-
Këshilli Drejtues,
-
Kryetari,
-
Këshilli Mbikëqyrës,
-
Kryesia,
-
Nënkryetarët dhe
-
Forumet.
Neni 28.
Në kuadër të PSD-së
së Kosovës vepron edhe Stafi Profesional i PSD-së, si trup ekzekutiv-operativ i
Këshillit Drejtues të PSD-së, Këshilli Qendror si trup politik-këshillëdhënës i
PSD-së, këshillat e PSD-së dhe forumet e Partisë si forma të organizimit të
interesit politik të grupeve shoqërore.
3. 2. KUVENDI I PSD
Neni 29.
Kuvendi i PSD është
organi më i lartë i Partisë.
Kuvendi i PSD mund
të jetë zgjedhor dhe raportues - tematik, respektivisht i jashtëzakonshëm.
Neni 30.
Kuvendi zgjedhor
parimisht mbahet njëherë në 4 vjet, por detyrimisht pas zgjedhjeve për Kuvendin
e Kosovës.
Kuvendi
raportues-tematik mbahet sipas nevoje.
Kuvendi zgjedhor
pas zgjedhjeve të mbajtura për Kuvendin e Kosovës duhet të mbahet në afat prej
150 ditësh nga publikimi zyrtar i rezultateve të zgjedhjeve.
Kuvendin nga
paragrafi i mësipërme e thërret kryetari i PSD në bazë të vendimit të Këshillit
Drejtues.
Vendimi i Këshillit
Drejtues cakton dhe përmban rregullat për mënyrën e zgjedhjes dhe të numrit të
anëtarëve të Kuvendit, propozimin e rendit të ditës, si dhe temat dhe raportet
për Kuvendin.
Këshilli Drejtues
bie vendim për mënyrën e zgjedhjes dhe numrin
e anëtarëve të Kuvendit duke respektuar numrin e anëtarëve të PSD,
numrin dhe përqindjen e votave të PSD-së të fituara në zgjedhjet për kuvende në
komuna dhe rezultatet zgjedhore në nivel shteti.
Vendimi për
thirrjen e Kuvendit publikohet 15 ditë para mbajtjes së Kuvendit zgjedhor, por 10 ditë para mbajtjes së Kuvendit
raportues-tematik.
Në punën e Kuvendit
marrin pjesë anëtarët e Kryesisë, Këshillit Drejtues dhe Këshillit Mbikëqyrës
me të drejta të anëtarit.
Neni 31.
Kryetari i PSD
është i obliguar të thërras Kuvendin kur këtë nga ai e kërkojnë Këshilli
Drejtues, Këshilli Mbikëqyrës ose së paku pesë këshilla drejtuese të degëve
komunale të PSD-së.
Nëse Kryetari i PSD
nuk vepron në përputhje me paragrafin paraprak në afat prej një muaji ditësh,
Kuvendin mund ta thërras propozuesi i autorizuar i cili në atë rast e përgatitë
dhe udhëheqë me punën e Kuvendit.
Kryetari mund ta
thërrasë Kuvendin nëse vlerëson së Këshilli Drejtues me vendimet e veta shkel
Programin dhe Statutin e PSD-së.
Kuvendi edhe në këto
raste thirret në harmoni me nenin 30
të këtij Statuti.
Neni 32.
Kuvendi i PSD:
-
zgjedh anëtarët e Këshillit
Drejtues dhe bën shkarkimin e anëtarëve të zgjedhur;
-
Zgjedh kryetarin e Partisë,
-
zgjedh anëtarët e Këshillit
Mbikëqyrës;
-
zgjedh Kryesinë (që është organ
ekzekutiv-politik), pjesë e të cilës janë nënkryetarët/et dhe sekretari/ja,
-
aprovon Programin dhe Statutin e
Partisë, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e tyre;
-
aprovon deklarata dhe akte tjera
politike;
-
përcakton orientimet dhe qëndrimet
e Partisë, si dhe vendosë për format e bashkëpunimit me partitë tjera politike
dhe asociacionet vendore e ndërkombëtare;
-
shqyrton dhe aprovon raportet për
punën e Këshillit Drejtues, Kryetarit, Këshillit Mbikëqyrës dhe të Kryesisë;
-
vendos për besimin e kryetarit të
Partisë, anëtarëve të Kryesisë dhe për shpërndarjen e Këshillit Drejtues dhe
Këshillit Mbikëqyrës në harmoni me Statutin;
-
bie Rregulloren për punën vet;
-
shqyrton çështje tjera lidhur me
veprimin e PSD.
Në rrethana të
gjendjeve të jashtëzakonshme, kur Kuvendi nuk mund të tubohet për të ushtruar
veprimtarinë e vet, kompetencat e tij i merr Këshilli Drejtues.
Neni 33.
Kuvendi i PSD mund
të bie vendime të vlershme nëse në te janë prezent së paku dy të tretat nga
numri i përgjithshëm i anëtarëve të Kuvendit, ndërsa vendimet i merr me
shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm.
Nëse për të njëjtën
çështje ekzistojnë më shumë propozime, i aprovuar konsiderohet ai i cili fiton
numër më të madh të votave të anëtarëve prezent në Kuvend.
Përjashtimisht, me
rregulloren e punës ose me vendim të posaçëm, Kuvendi mund të parasheh
procedurë të veçantë për miratimin e vendimeve në më shumë rrathë të
deklarimit, me atë rast nga procedura e deklarimit bien propozimet më numrin më
të vogël të votave, gjithnjë deri sa me deklarim nuk përcaktohet propozimi i
cili ka fituar shumicën e votave të parapara me Statut.
Statuti dhe
Programi i PSD aprovohen dhe ndryshohen me shumicën përtej gjysmës së votave të
numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Kuvendit.
Neni 34.
Anëtarët e të
gjitha organeve të PSD zgjidhen në parim me vota të fshehta ndërmjet më shumë
kandidatëve.
Kuvendi mund të
vendosë që votimi për anëtarë të organeve të jetë i hapur.
Në rast të numrit të njëjtë të votave të fituara për anëtar të Këshillit Drejtues
dhe të Këshillit Mbikëqyrës, i zgjedhur konsiderohet kandidati i gjinisë më pak
të përfaqësuar, respektivisht kandidati më i ri se 30 vjeç. Me atë rast
përparësi ka kandidati më i ri së 30 vjeç.
Në rast të numrit
të njëjtë të votave të fituara zgjedhja përsëritet ndërmjet kandidatëve që kanë
numër të njëjtë të votave të fituara nga rrethi paraprak.
Kuvendi i zgjedh me
vota të hapura Kryesinë e punës dhe trupat e veta tjera të punës. Punën e
Kuvendit fillimisht e kryeson Kryetari i Partisë.
Neni 35.
Me rastin e
kandidimit për të gjitha organet e PSD duhet të kihet para sysh që kandidatët
të jenë më rëndësi të përgjithshme për Partinë dhe të shprehin strukturën
territoriale, gjinore, të moshës, kombëtare dhe sociale të Partisë.
Me rastin e
kandidimit për të gjitha organet e PSD si dhe kandidimi për trupat përfaqësuese
të vetëqeverisjes lokale dhe të Kuvendit të Kosovës synohet të respektohet
përfaqësimi proporcional prej së paku 40% të anëtarëve të çdo gjinie, dhe së
paku 20% e anëtarëve më të rinj së 30 vjeç dhe më të moshuar së 60 vjeç,
posaçërisht duke pas para sysh autoritetin dhe përkrahjen e qytetarëve
kandidatëve për trupat përfaqësuese të vetëqeverisjes lokale dhe Kuvendin e
Kosovës.
Nëse nuk respektohen kriteret nga paragrafi i mësipërm Këshilli Drejtues
i PSD mund të korrigjoi propozimet për organe të PSD dhe kandidat për trupat
përfaqësuese të vetëqeverisjes lokale dhe Kuvendin e Kosovës.
Në procedurën e
kandidimit për të gjitha organet e PSD respektohet qasja e deakumulimit të
detyrave të individëve.
Çdo anëtar i PSD
mund të jetë i zgjedhur në çdo organ të Partisë, por njëkohësisht nuk mund të
jetë anëtar i dy organeve të PSD në të njëjtin nivel të organizimit, pos
anëtarit të Kuvendit, dhe nëse me Statut nuk është përcaktuar ndryshe.
Neni 36.
Dispozitat për
procedurën dhe mënyrën e zgjedhjes për organe të Partisë përcaktohen me Statut,
Rregulloren për punën e Kuvendit, si dhe me Rregullat për mënyrën e zgjedhjes
të organeve dhe të anëtarëve të organeve të PSD, si dhe me Rregullat për kandidimin dhe zgjedhjen e kryetarit të PSD dhe
të kryetarëve të degëve komunale, si dhe për kandidimin për anëtar të organeve
të PSD-së.
3. 3. KËSHILLI
DREJTUES I PSD
Neni 37.
Këshilli Drejtues
është organi më i lartë i PSD ndërmjet dy Kuvendeve.
Këshillin Drejtues e përbëjnë 51 anëtarë që i zgjedh Kuvendi.
Mandati i anëtarëve
të zgjedhur të Këshillit Drejtues është 4 vjet dhe mund të përsëritet.
Pos propozuesve të
autorizuar me Statut, kandidatin për anëtar të Këshillit Drejtues mund ta
propozojnë edhe së paku 25 anëtarë të Kuvendit.
Nëse ndërmjet dy
Kuvendeve anëtari i Këshillit Drejtues zgjidhet në detyrë që nuk përkon me
anëtarësinë në Këshillin Drejtues ose për ndonjë arsye tjetër më nuk mund të
ushtroi funksionin e vet, Këshilli Drejtues në vend të tij mund të kooptoi
anëtarin e ri i cili në lisën e anëtarëve për Këshillin Drejtues ka fituar
numrin më të madh të votave, pas kandidatit që është zgjedh në Kuvend, ose
përfaqësuesin e zgjedhur të organizatës së PSD e cila është konstituuar në
ndërkohë.
Numri i anëtarëve
të kooptuar në mes të dy Kuvendeve zgjedhore nuk mund të kaloi 20% të numrit të
përgjithshëm të anëtarëve të zgjedhur të Këshillit Drejtues.
Kryetarët e degëve
të PSD-së janë njëkohësisht anëtarë të përkohshëm të Këshillit Drejtues.
Neni 38.
Këshilli Drejtues:
-
zbaton dhe është përgjegjës për
zbatimin e vendimeve të Kuvendit;
-
përcakton propozimin e Programit
dhe të Statutit si dhe ndryshimet dhe plotësimet e tyre;
-
shqyrton
të gjitha çështjet politike, ekonomike, sociale, si dhe çështjet tjera lidhur
me veprimtarinë e Partisë, për ato merr qëndrime dhe bie vendime;
-
përcakton kriteret për zgjedhje të
kandidatëve për të gjitha organet e PSD dhe me kohë ua dërgon organizatave në
terren;
-
përcakton listën e kandidatëve për
zgjedhje të organeve të cilat Kuvendi i zgjedh në harmoni me këtë Statut;
-
në propozim të kryetarit të PSD-së
shqyrton dhe bie programin zgjedhor dhe vendimin për kandidatët e PSD-së për
përfaqësues në Kuvendin e Kosovës;
-
zgjedh dhe shkarkon zyrtaret në Stafin
profesional të PSD-së;
-
në propozim të kryetarit të Partisë
bie vendim për lidhje të marrëveshjeve për bashkëpunim zgjedhor dhe pas
zgjedhor me partitë tjera politike në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës;
-
në propozim të kryetarit bie
vendim për kandidatin e PSD për kryetar për zgjedhje të Kryetarit të Kosovës
dhe për mandatarin dhe anëtarët e Qeverisë të Republikës së Kosovës;
-
emëron shtabin zgjedhore të PSD,
si dhe analizon dhe vlerëson rezultatet e zgjedhjeve;
-
bie vendim për bashkëpunim
ndërkombëtar të PSD;
-
përcakton mënyrën dhe format e
mbështetjes materiale të Partisë nga anëtarët e PSD;
-
zgjedh dhe shkarkon kryetarët dhe
anëtarët e Këshillit Qendror në nivel të PSD të Kosovës, në harmoni me dispozitat e këtij Statuti;
-
në
rast të dallimeve të qenësishme në vlerësimet dhe qëndrimet ndërmjet Këshillit
Drejtues dhe kryetarit të PSD me dy të tretat e numrit të përgjithshëm të
anëtarëve shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të PSD;
-
në rast të dallimeve të qenësishme
në vlerësimet dhe qëndrimet e Këshillit
Drejtues, të nënkryetarëve dhe të anëtarëve të Kryesisë mund të filloi
procedurën për votimin e mosbesimit të nënkryetarëve dhe të anëtarëve të Kryesisë;
-
së paku një herë në vit analizon
punën e përfaqësuesve të PSD në Kuvendin e Kosovës;
-
themelon trupat punuese dhe
seksionet;
-
për trupat e punës dhe organet që
i themelon miraton rregulloret përkatëse të punës;
-
përcakton politikën e qeverisjes
më pronën e partisë;
-
bie vendim për themelimin e stafit
profesional të partisë;
-
bie Rregulloren e vet të punës dhe
-
kryen edhe punë tjera në harmoni
me Statutin.
Neni 39.
Në rast nevoje
Këshilli Drejtues mund të bie vendime me fuqi statutare të cilat nuk mund të zvogëlojnë
të drejtat statutare të anëtarëve të Partisë, kompetencën e formave të veprimit
të anëtarësisë dhe të organeve të Partisë në të gjitha nivelet e organizimit
politik.
Përjashtimisht, në
rast të ndryshimit të rregullimit territorial të Republikës së Kosovës me
vendim statutar mund të rregullohet ndryshe statusi dhe roli i organizatave të
PSD.
Vendimet me fuqi
statutere Këshilli Drejtues i bie me shumicën prej dy të tretave të numrit të
përgjithshëm të anëtarëve të Këshillit Drejtues.
Këshilli Drejtues
vendimet me fuqi statutare i paraqet për verifikim në Kuvendin e radhës.
Neni 40.
Mbledhjet e
Këshillit Drejtues mbahen sipas nevoje, e më së paku një herë në katër muaj. Ato i
thërret kryetari i Partisë, por në rast të mungesës së tij ose të pamundësisë njëri nga nënkryetarët e partisë në
mënyrën e përcaktuar me Rregullore.
Me kërkesë të
kryetarit të PSD, Grupit Parlamentarë ose të 15 anëtarëve të Këshillit
Drejtues, kryetari është i obliguar të thërrasë mbledhjen e Këshillit Drejtues
dhe në rend të ditës të qesë ato çështje të cilat i kërkon paraqitësi i
kërkesës.
Nëse kryetari në
afat prej 30 ditësh nuk vepron sipas kërkesës nga paragrafi i mësipërm,
Këshillin Drejtues mund ta thërrasë propozuesi i autorizuar i cili në atë rast
e përgatit dhe udhëheq mbledhjen.
Në mbledhjen e
tillë të Këshillit Drejtues thirren Kryetari/ja
e PSD, nënkryetarët e PSD, anëtaret e Kryesisë së PSD, përfaqësuesit e PSD në Kuvendin e Kosovës, Sekretari i
Përgjithshëm i PSD, kryetarët e forumeve të PSD të Kosovës, kryetari i
Këshillit Qendror të PSD të Kosovës, Kryetari i Këshillit mbikëqyrës dhe kryetarët
e degëve komunale.
Neni 41.
Këshilli Drejtues
mund të vendosi me plotë fuqi nëse në mbledhje marrin pjesë shumica e
anëtarëve, ndërsa vendimet merren më më shumë së gjysmën e votave të të
pranishmëve.
Për miratim të
vendimit për fillimin e procedurës për votimin e mosbesimit nënkryetarëve të
PSD dhe të anëtarëve të Kryesisë së PSD nevojitet shumica e votave të numrit të
përgjithshëm të Këshillit Drejtues.
Shumica e mbi gjysmës
së numrit të përgjithshëm të anëtarëve është e nevojshme edhe për aprovimin e
vendimit të Këshillit Drejtues për kandidatët për përfaqësues në Kuvendin e
Kosovës.
Këshilli Drejtues
për të gjitha çështjet në parim vendosë hapur. Këshilli Drejtues mund të
vendosë që votimi për cilëndo çështje nga fushëveprimi i vet të jetë me vota të
fshehura.
Neni 42.
Mbledhjen e parë të
Këshillit Drejtues e thërret dhe e kryeson kryetari i PSD-së.
Mbledhja
konstituive e Këshillit Drejtues do të mbahet në afat prej 8 ditësh nga
zgjedhja e anëtarëve të tij.
3.4. KRYETARI E PSD
Neni 43.
Kryetari i PSD-së e
paraqet, përfaqëson dhe udhëheq me Partinë.
Mandati i kryetarit
të PSD zgjatë 4 vjet me mundësi të përsëritjes së mandatit.
Kryetarin e PSD e zgjedh Kuvendi i PSD me votim në harmoni me
Rregulloren e punës që e miraton. Mënyra e kandidimit dhe zgjedhjes së
kryetarit do të përcaktohet me Rregullat për kandidimin dhe zgjedhjen e
kryetarit të PSD-së dhe të kryetarëve të degëve komunale, si dhe për kandidimin
për anëtarë të organeve të PSD që do të jenë pjesë konkretizuese e këtij
Statuti.
Neni 44.
Kryetari i PSD:
-
i propozon Kryesisë dhe Këshillit
Drejtues listat e kandidatëve për zgjedhje në organet e Partisë dhe në
institucione tjera;
-
paraqet dhe përfaqëson partinë në
harmoni me ligjin, Statutin dhe Programin e PSD;
-
kujdeset për zbatimin e vendimeve
të Kuvendit, zbaton politikën e PSD në suaza të Programit, përcakton dhe
paraqet qëndrimet politike të PSD;
-
siguron bashkëpunimin e të gjitha
organeve të PSD;
-
propozon sekretarin e përgjithshëm
dhe zyrtaret tjerë të Stafit Profesional;
-
sipas nevoje, e për qellim të
zbatimit të politikës së partisë thërret koordinimin e kryetarëve të organizatave
komunale të PSD;
-
thërret Kuvendin në bazë të
Statutit ose kur vlerëson së është e domosdoshme për shkak të shkeljes së rëndë
të dispozitave statutare dhe programore;
-
thërret mbledhjen e Këshillit
Drejtues;
-
i propozon Këshillit Drejtues
programin zgjedhor;
-
i raporton Këshillit Drejtues për
kandidatët të cilët/at organizatat e PSD i kanë propozuar kryetarit/ës dhe i
propozon kandidatët/et e PSD për përfaqësues në Kuvendin e Kosovës;
-
i propozon anëtaret e këshillave
profesionale dhe të Këshillit Qendror, si dhe thërret e kryeson mbledhjet e
Këshillit Qendror;
-
kryen edhe punë tjera në harmoni
me këtë Statut.
Neni 45.
Kryetari
i PSD-së për punën e vet i përgjigjet Këshillit Drejtues dhe Kuvendit. Kryetari i PSD është
përgjegjës për zbatimin e vendimeve të Këshillit Drejtues dhe Kuvendit.
Në
propozim të Këshillit Drejtues, Këshillit Mbikëqyrës ose një të katërtës së
anëtarëve të Kuvendit në Kuvend mund të iniciohet çështja e besimit ndaj
kryetarit të PSD. Votimi për besimin mund ta kërkoi edhe vet kryetari i PSD. Vendimi
për mosbesimin është aprovuar nëse për te ka votuar më së gjysma e numrit të
përgjithshëm të anëtarëve të Kuvendit. Me votimin e mosbesimit, shpallen
zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të PSD.
Kryetari
i PSD mundet që para kalimit të mandatit të paraqes dorëheqje. Me paraqitjen e
dorëheqjes shpallën zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të PSD-së.
3. 5. NËNKRYETARËT E PSD
Neni 46.
PSD
ka së paku dy nënkryetar të cilët i
zgjedhë Kuvendi në kohë prej katër vitesh.
Kandidatët
për nënkryetar, pos Këshillit Drejtues, mund ti propozojnë edhe së paku 26
anëtarë të KD.
Nënkryetarët
e PSD mund të jenë të ngarkuar për lëmi të caktuara të Programit, ndërsa për
punën e tyre i përgjigjen kryetarit të PSD dhe KD.
Këshilli
Drejtues mund t`i propozoi Kuvendit që PSD të ketë më shumë nënkryetar, por jo
më shumë së pesë.
Neni 47.
Nënkryetaret
e PSD zëvendësojnë kryetarin sipas autorizimit të tij.
Në
rast së kryetari i PSD nuk ka mundësi të caktoi së cili prej nënkryetarëve e
zëvendëson, për këtë vendos Kryesia me vendimin e vet.
Neni 48.
Kryetari
i PSD-së mund të filloi procedurën për votimin e mosbesimit të
nënkryetarëve/reve të PSD-së.
3. 6. KRYESIA
Neni 49.
Kryesia
është organ ekzekutiv-politik i PSD.
Në
Kryesi zgjedhën 15 - 21 anëtarë.
Këshilli Drejtues mund të vendos që Kryesia të ketë më shumë anëtarë por jo më
shumë së 25.
Anëtarët
e Kryesisë janë: kryetari, nënkryetarët e partisë, sekretari i përgjithshëm si
dhe anëtaret e zgjedhur në Kuvendin e partisë. Kryetari i partisë sipas pozitës
është kryetar i Kryesisë.
Kryetarët
e forumeve të PSD-së janë anëtar të Kryesisë sipas pozite.
Neni 50.
Kryesia
e PSD-së:
-
zbaton Programin e PSD, vendimet e
Kuvendit dhe të Këshillit Drejtues;
-
debaton për nevojën e ndryshimit
të Programit dhe Statutit dhe përcakton projektin e tyre,
-
debaton për çështjet aktuale
politike dhe për to bie vendime;
-
jep mendim për propozimin e
programit zgjedhor dhe propozimet për marrjen e vendimit për kandidatët e
PSD-së për përfaqësues në Kuvendin e Kosovës, kandidatin për Kryetar të
Republikës së Kosovës, kandidatin për mandatar të Qeverisë së Republikës së
Kosovës, pastaj vendimeve për lidhjen e marrëveshjeve për bashkëpunim para dhe
pas zgjedhor me partitë tjera politike në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës;
-
vendosë për format e organizimit
territorial dhe të interesit në parti në harmoni me Statutin.
-
kujdeset për informimin brenda
partisë;
-
kujdeset për shfrytëzimin e
mjeteve materiale të partisë dhe bie vendime përkatëse;
-
lejon kontratat për fitimin,
tjetërsimin dhe ngarkimin e pasurisë së PSD;
-
mbikëqyrë shfrytëzimin e mjeteve
materiale të partisë dhe bie vendime përkatëse;
-
aprovon raportet financiare të
PSD-së;
-
në propozim të zyrtarit financiar
pranon propozimin e planit financiar të PSD-së;
-
kujdeset për mbrojtjen e lëndës
arkivore dhe të dokumenteve tjera të PSD;
-
themelon trupa punuese dhe seksione;
-
bie edhe vendime tjera të cilat
nuk janë në kompetencë të organeve tjera të partisë;
-
aprovon Rregulloren e punës;
-
kryen edhe punë tjera në harmoni
me Statutin.
Neni 51.
Mbledhjet
e Kryesisë mbahen sipas nevoje, e së paku njëherë në muaj.
Mbledhjet
e Kryesisë i thërret Kryetari, por në rast mungese të tij ose të pamundësisë
njeri nga nënkryetarët e PSD-së, në mënyrën e përcaktuar në nenin 47. të këtij
Statuti apo me Rregullore.
3.7. KËSHILLI MBIKQYRËS I PSD
Neni 52.
Këshilli
Mbikëqyrës i ka pesë ose shtatë anëtarë duke përfshi kryetarin dhe zëvendësin e
kryetarit të cilët nga mesi i vet i zgjedhin anëtarët e Këshillit. Mandati i
kryetarit dhe zëvendësit dhe anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës zgjatë katër vite
dhe mund të përsëritet.
Kryetari
edhe zëvendësi dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës nuk mund të jenë anëtarë të
asnjë organi tjetër të PSD në nivel të njëjtë të organizimit pos të Kuvendit.
Këshilli
Mbikëqyrës vlerëson bazën statutore të akteve dhe vendimeve të PSD,
drejtpërsëdrejti merr pjesë në përgatitjen e ndryshimeve dhe plotësimeve të
mundshme të Statutit të PSD, si dhe në hartimin e Statutit të ri. Në mes të dy
Kuvendeve bën interpretimin e Statutit, i paraqet Kuvendit raport për punën e
vet, mbikëqyrë ligjshmërinë e veprimit të PSD, si dhe kryen edhe punë tjera të
parapara me Statut ose me vendime të Kuvendit.
Vendimet
e Këshillit Mbikëqyrës janë definitive, ndërsa moszbatimi i tyre paraqet bazë
për përgjegjësi disiplinore.
Nëse
me këtë Statut nuk është përcaktuar ndryshe, Këshilli Mbikëqyrës i PSD është i
obliguar që në afat prej 60 ditësh të bie vendim për lëndë të posaçme.
3.8. SEKRETARI/JA I
PËRGJITHSHËM I PSD
Neni 53.
Sekretarin/ën e përgjithshëm
të PSD e zgjedh Kuvendi në propozim
të KD të PSD.
Mandati i
Sekretarit/ës të Përgjithshëm është katër vjet me mundësi të përsëritjes.
Neni 54.
Sekretari/ja i Përgjithshëm i PSD:
-
organizon dhe koordinon punën e
organeve të PSD,
-
harton dokumente për nevoja të
organeve të PSD,
-
ndihmon kryetarët e organeve të
Partisë në thirrjen e mbledhjeve dhe organizimin e punës,
-
kujdeset dhe është përgjegjës/e për
zbatimin e vendimeve të kryetarit/ës, Kryesisë, Këshillit Drejtues dhe Mbikëqyrës,
-
harmonizon punën e Këshillave të
organizuara në nivel të PSD të Kosovës,
-
kryen edhe punë tjera në harmoni
me Statutin e PSD.
Sekretari/ja i Përgjithshëm
i PSD për punën e vet i përgjigjet Kryesisë dhe Këshillit Drejtues të PSD.
3.9. STAFI PROFESIONAL I PSD – së
Neni 55.
Stafi Profesional i partisë është trup ekzekutiv dhe
profesional-operativ i Këshillit Drejtues, Kryesisë dhe Kryetarit të partisë.
Me punën e Shërbimit udhëheqë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë.
Për punën e vet Stafi i përgjigjet Kryetarit, Sekretarit të
Përgjithshëm, Kryesisë dhe Këshillit Drejtues të Partisë.
Neni 56.
Stafin Profesional
të PSD-së e përbëjnë profesionist të ngarkuar për lëmi të veçanta të punës.
Vendimin për numrin e anëtarëve të Stafit, si dhe për
fushën e punës së tyre në propozim të sekretarit e bie Kryesia e PSD.
Anëtarët e Stafit mund të kryejnë punën profesionalisht,
për çka vendimin e bie Kryesia.
Puna dhe organizimi i Stafit rregullohet me akte të posaçme
normative, në bazë të ligjeve në fuqi. Aktet e tilla i miraton Kryesia e
PSD-së.
Neni 57.
Stafin Profesional e përbëjnë: Sekretari organizativ zyrtarët për financa, zyrtarët për
informim dhe sekretarë teknik.
Këta zyrtar mund të kenë edhe ndihmës të tjerë nëse për
këtë vendosë Këshilli Drejtues.
Kryetari në kabinetin e tij, sipas nevoje dhe mundësive,
organizon stafin personal.
Neni 58.
Sekretari/ja Organizativi
PSD-së:
-
ndihmon sekretarin e përgjithshëm në
thirrjen e mbledhjeve dhe organizimin e punës,
-
harmonizon punën e organizatave
komunale të PSD,
-
sipas nevoje, e së paku njëherë në
tre muaj thërret koordinimin e sekretarëve të degëve,
-
me pëlqimin e kryetarit të partisë
i paraqet Kryesisë propozimin e vendimit për organizimin e shërbimit
profesional të partisë dhe të Kabinetit,
-
mbikëqyrë dhe organizon punën me
organizatat e Partisë: degët, nëndegët dhe seksionet,
-
identifikon kandidatet potencial për
zgjedhje lokale dhe nacionale i harton listat dhe i propozon kryetarit për
kandidim,
-
kryen edhe punë tjera ne harmoni
me Statutin e PSD dhe punë tjera të cilat i besohen nga kryetari dhe organet e
Partisë, si dhe që i definohen me aktet normative.
Sekretari
Organizativ i PSD-së për punën e vet i përgjigjet Kryetarit, Sekretarit të Përgjithshëm, Kryesisë dhe Këshillit Drejtues të
PSD.
Neni 59.
Zyrtari/ët për financa:
-
kujdeset për të hyrat dhe daljet e
partisë,
-
qeverisë me pasurinë e partisë dhe
kujdeset për personat e punësuar,
-
kujdeset për fitimin dhe
tjetërsimin e pasurisë së partisë, organizon aktivitetet financiare të partisë
dhe punët tjera të karakterit financiar-ekonomik,
-
mbikëqyr mbledhjen e
kuotizacionit, si dhe buxhetin e organizatave komunale, si dhe të degëve,
-
përgatit raportet financiare në harmoni me ligjet për Kryetarin dhe
organet e Partisë,
-
për punën e vet i përgjigjet Kryetarit
të PSD, Sekretarit të Përgjithshëm dhe atij Organizativ, Kryesisë dhe Këshillit
Drejtues;
-
Zyrtari për financa në qarkullimin
juridik e përfaqëson PSD-në.
Neni 60.
Zyrtari
për financa me sekretarin organizativ koordinon
dhe harton planin financiar për vitin vijues kalendarik dhe koordinon hartimin
e planeve financiare të organizatave të PSD.
Planin
vjetor financiar ja paraqet për lejim Kryesisë më së voni deri me 01.12 të
vitit në vijim për vitin e ardhshëm.
Zyrtari
për financa i Partisë Raportin materialo-financiar dhe ekonomik për afarizmin e
partisë ja paraqet Kryesisë së PSD dhe
Këshillit Drejtues.
Zyrtari
për financa Përcakton planin vjetor financiar më së voni deri më 31.12. të
vitit në vijim për vitin e ardhshëm.
Neni 61.
Kontratat
për fitimin, tjetërsimin dhe ngarkimin e pasurisë së PSD-së para nënshkrimit i
lejon Kryesia e PSD-së në propozimin e Stafit Profesional të PSD-së.
Neni 62.
Zyrtari/ët për informim:
-
angazhohet për avancimin e
informimit brenda Partisë si dhe për komunikim me mjetet e informimit masiv
publik,
-
është përgjegjës për organizimin e
komunikimit me media të shkruara dhe elektronike,
-
koordinon dhe organizon trajnimet
e aktivistëve dhe të anëtarëve të Partisë,
-
angazhohet dhe ka përgjegjësi për
ngritjen e imazhit të Partisë,
-
inicion dhe i propozon kryetarit
hulumtime të ndryshme të opinionit publik për Partinë,
-
mbështesin organet dhe aktivistët
e Partisë në zhvillimin e strategjisë dhe të rregulloreve të ndryshme,
-
kryen edhe punë tjera të cilat i
besohen nga kryetari dhe organet e Partisë, si dhe që i definohen me aktet
normative.
-
për punën e vet i përgjigjet
Kryetarit të PSD, Sekretarit të
Përgjithshëm, Kryesisë dhe Këshillit Drejtues.
Neni 63.
Kabineti i Kryetarit ka për
detyrë të:
-
aranzhon takimet e Partisë,
-
në konsultim me Kryetarin
përgatitë agjendën për takime,
-
informon anëtaret për agjendën dhe
kohen e vendin e takimeve,
-
merr pjesë në takime dhe mbanë
shënime
-
incizon minutat gjatë takimeve,
-
raporton për takimet e mëparshme,
-
merr pjesë në takimet që mban
kryetari apo nënkryetarët e partisë,
-
mbanë evidencat për anëtaret e
forumeve dhe të anëtarësisë së Partisë sipas ligjeve në fuqi,
-
e mbështetë zyrtarin për financa
në mbledhjen e kuotizacionit nga anëtarësia,
-
kryen edhe punë tjera të cilat i
besohen nga kryetari dhe organet e Partisë, si dhe që i definohen me aktet
normative.
-
për punën e vet i përgjigjet
Kryetarit të PSD-së, Sekretarit të Përgjithshëm, Kryesisë dhe Këshillit
Drejtues.
4. ORGANET KËSHILLDHËNËSE TË PSD-së
Këshilli Qendror
Neni 64.
Këshilli
Qendror i PSD-së është trup politik këshillëdhënës i PSD-së.
Këshilli
Qendror debaton për çështje të përgjithshme politike, programin dhe strategjinë
e veprimit të PSD-së, propozon dokumente programore, posaçërisht lidhur me
zgjedhjet, nxitë aktivitete të reja te partisë dhe të iniciativave qytetare dhe
shqyrton çështje konkrete, u jep udhëzime dhe mendime organeve të partisë.
Anëtaret
e Këshillit Qendror zgjidhen nga radhët e anëtarëve të dalluar të PSD-së,
ndërsa anëtarë mund të jenë edhe individët e dalluar dhe punëtoret publik që
nuk janë anëtarë të Partisë por pranojnë vlerat socialdemokrate dhe parimet
themelore programore të PSD-së.
Kryetari
i Këshillit Qendror të PSD-së është Kryetari i PSD-së ose ndonjëri nga
nënkryetaret.
Kryetaret
e Këshillave Profesionale të PSD-së janë sipas funksionit anëtarë të Këshillit
Qendror.
Këshilli
Qendror punon në mbledhje të cilat i thërret kryetari i PSD-së ose nënkryetari
i autorizuar.
Në
mbledhje mund të marrin pjesë edhe profesionistët e dalluar për lëmi të
caktuara të cilët nuk janë anëtarë të Këshillit Qendror me ftesë të kryetarit
të PSD-së.
Kryetari
i PSD është i obliguar të thërrasë mbledhjen dhe të debatoi çështjet kur këtë e
kërkon nga ai Kryesia ose Këshilli Drejtues.
Këshilli
Qendror aprovon rregulloren e punës të Këshillit Qendror dhe të këshillave profesionale
të PSD-së.
Neni 65.
Këshillat profesionale
të PSD-së janë trupa profesionale këshillëdhënëse të Drejtues Qendror të PSD-së
dhe të trupave tjera të PSD-së.
Këshillat
profesionale themelohen për lëmi të caktuara të politikave publike të cilat
janë posaçërisht të rëndësishme për veprimtarinë politike të PSD-së si janë
ekonomia, kultura, shkenca dhe arsimimi, shëndetësia dhe mbrojtja sociale etj.
Këshillat profesionale
debatojnë për çështjet nga lëmit e politikave të caktuara publike si dhe për
çështjet e përgjithshme politike lidhur me ato politika, propozojnë dokumente
programore, posaçërisht lidhur me zgjedhjet, pastaj u japin udhëzime dhe
mendime organeve të partisë.
Vendimin për
formimin e këshillit të veçantë profesional e bie Këshilli Drejtues në propozim
të Kryetarit të PSD-së, Kryesisë ose Këshillit Qendror të PSD-së.
Këshillat profesionale
punojnë në mbledhje të cilat i thërret kryetari. Në mbledhje mund të marrin
pjesë edhe ekspertët e dalluar për lëmi të caktuara të cilët nuk janë anëtar,
me ftesë të kryetarit të Këshillit apo të PSD-së.
Anëtarët e Këshillit
Profesional zgjidhen nga profesionistët e dalluar të PSD-së për politika
publike të veçanta, ose në mesin e ekspertëve, të cilët nuk janë anëtar të
partisë por i pranojnë vlerat
socialdemokrate dhe parimet themelore programore të PSD-së.
Kryetari i Këshillit
profesional është i obliguar të thërras mbledhjen dhe të shqyrtoi çështjet kur
këtë nga ai e kërkon Kryetari i PSD-së, Kryesia, Këshilli Drejtues ose Këshilli
Qendror i PSD-së.
Kryetarin e Këshillit
Profesional të veçantë të PSD-së e zgjedh Këshilli Drejtues në propozim të
Kryetarit të PSD-së.
Këshillat profesionale
mund të themelohen, por pa u kufizuar në këto, si për: ligje,
informim, hulumtim e analiza, organizim të projekteve, logjistikë, marrëdhënie
me publikun, marrëdhënie me jashtë, plane, politika dhe programe, si dhe për fushën
e financave.
Neni 66.
Në nivel të komunave mund të themelohen këshillat përkatëse të PSD-së
si trupa profesionale këshillëdhënëse të nivelit përkatës të organizimit.
Vendimin për
themelim, përbërjen, përmbajtjen dhe mënyrën e punës së tyre e bien Këshillat Drejtues
të degëve komunale në harmoni me dispozitat për punën e Këshillit Qendror dhe
këshillave profesionale të PSD-së.
Këshillat profesionale
të degëve komunale të PSD-së në punën e tyre duhet të kenë mbështetjen e Këshillit
Qendror të PSD-së.
5. FORMAT ORGANIZATIVE TË PSD
5. 1. Degët komunale
Neni 67.
Dega
komunale është formë themelore të
organizimit të anëtarëve në territorin e njësisë së organizimit territorial.
Fusha
e veprimit të organizatës së PSD në parim përputhet me rregullimin
administrativo-territorial të Republikës së Kosovës.
Vendimin
për themelimin e organizatës e bie Këshilli Drejtues.
Dega
në harmoni me Statutin dhe Programin e PSD vepron e pavarur në territorin e vet
duke u kujdesur për realizimin me sukses të Programit dhe të politikës së PSD
në nivel të veprimit të vet politik, por edhe për realizimin e Programit dhe të
politikës së Partisë në tërësi.
Dega
nuk ka status të personit juridik dhe vepron në bazë të autorizimeve, në
harmoni me Statutin e PSD-së.
Neni 68.
Organet e degës
janë:
-
Kuvendi,
-
Këshilli Drejtues,
-
Kryetari,
-
Këshilli Mbikëqyrës,
-
Kryesia,
-
Nënkryetarët dhe
-
Forumet.
Dega ka një ose dy nënkryetarë. Të gjitha organet
pos kryetarit dhe nënkryetarit/ëve aprovojnë Rregullore të punës.
Neni 69.
Kuvendi është
organi më i lartë zgjedhor dhe programor politik i degës. Kuvendi mund të
organizohet në parimin përfaqësues nëse dega numëron më shumë së 200 anëtarë, në të kundërtën të gjithë
anëtaret e përbëjnë Kuvendin.
Kuvendi bie vendime
të plotfuqishme, nëse në te marrin pjesë shumica prej dy të tretave nga numri i
tërësishëm i anëtarëve të Kuvendit, ndërsa vendimet i merr më shumicën e votave
të të pranishmëve.
Përjashtimisht,
nëse dega numëron më pak së 200 anëtarë, Kuvendi merr vendime të plotfuqishme
nëse në te marrin pjesë më shumë së gjysma e anëtarëve, ndërsa vendimet i merr
me shumicën e votave të anëtarëve prezent.
Neni 70.
Kuvendi i degës
mund të jetë zgjedhor dhe raportues-tematik.
Kuvendi zgjedhore i
degës mbahet sipas rregullit në çdo 4 vjet,
dhe detyrimisht deri në 90 ditë pas zgjedhjeve për trupin përfaqësues të
njësisë lokale të vetëqeverisjes.
Kuvendi
raportues-tematik mbahet parimisht njëherë
në vit.
Kuvendin e thërret
kryetari i degës në bazë të vendimit të Këshillit Drejtues të degës
respektivisht të qytetit.
Vendimi i Këshillit
Drejtues të degës përmban rregulla për mënyrën e zgjedhjeve dhe numrin e
anëtarëve të Kuvendit, propozimin e rendit të ditës si dhe temat dhe raportet
për Kuvend.
Këshilli Drejtues i
degës, bie vendim për mënyrën e zgjedhjes dhe numrin e anëtarëve të Kuvendit
duke respektuar numrin e anëtarëve të
PSD-së, si dhe rezultatet mbi mesatare zgjedhore në territorin e pjesëve të
veçanta të komunës në krahasim me rezultatet zgjedhore të PSD-së në nivelin
komunal.
Përjashtimisht
kryetari i degës është i obliguar të thërras Kuvendin me kërkesë të
Kryesisë së PSD, Këshillit Qendror të PSD, Këshillit Mbikëqyrës të PSD,
Këshillit Mbikëqyrës të degës ose në bazë të kërkesës me shkrim të një të
katërtës së anëtarëve të degës.
Nëse kryetari i
degës në afat prej 30 ditësh nuk vepron sipas kërkesës nga paragrafi i mësipërm
Kuvendin mund ta thërrasë edhe propozuesi i autorizuar i cili në atë rast e
përgatitë dhe udhëheqë me punën e Kuvendit.
Neni 71.
Kuvendi i degës:
-
vendosë për raportin e punës të
degës, të Këshillit Drejtues të degës, të cilin e paraqet kryetari;
-
vendosë për raportin e punës të
Këshillit Mbikëqyrës;
-
aprovon programin e punës të
degës;
-
me vendim të posaçëm përcakton
numrin dhe përbërjen e Këshillit Drejtues;
-
zgjedh
për 4 vjet Këshillin Drejtues të degës,
Këshillin Mbikëqyrës dhe Kryesinë;
-
zgjedh përfaqësuesit e degës për
Kuvendin e PSD të Kosovës në përputhje me vendimin e Këshillit Drejtues të PSD;
-
sipas nevoje vendosë për besimin
ndaj anëtarëve të zgjedhur të organeve të degës;
-
aprovon Rregulloren e punës;
-
shqyrton edhe çështje tjera me
interes për PSD në nivel të njësisë lokale të vetëqeverisjes.
Neni 72.
Në degën që ka më
pak së 30 anëtarë sipas parimit nuk zgjidhet Këshilli Drejtues i degës, por të
gjithë anëtarët, përveç anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të organizatës, bëjnë
Këshillin Drejtues të degës. Dega e këtillë zgjedh, kryetarin, nënkryetarin,
sekretarin, arkëtarin dhe anëtarët tjerë të Kryesisë.
Në organizatën që ka mbi 200 anëtarë dhe e cila organizon Kuvendin sipas
parimit të përfaqësimit kryetarin e zgjedhin të gjithë anëtarët.
Neni 73.
Kryetari,
nënkryetarët dhe sekretari i degës njëherazi kryejnë të njëjtat detyra në
nivelin e Këshillit Drejtues të degës.
Neni 74.
Në komunë ose qytet
në të cilin nuk ekziston dega e PSD-së Kryesia
e PSD ka për obligim të emëroi të
besuarin e Partisë, i cili ka të drejtë themelore dhe detyrë që të krijoi
kushte për themelimin e degës.
I besuari i tillë
ka të drejta dhe detyrime si kryetari i degës së PSD-së.
Neni 75.
Këshillin Drejtues
të degës e përbëjnë kryetari si dhe anëtarët e zgjedhur në Kuvend të
organizatës.
Në mbledhjen e
Këshillit Drejtues të degës Komunale në mënyrë obliguese ftohen këshilltarët në trupin përfaqësues të njësisë së
vetëqeverisjes lokale dhe në organet e pushtetit ekzekutiv, pastaj kryetarët e
forumeve dhe të Këshillave të PSD të komunës, si dhe anëtarët e organeve të PSD
në nivele më të larta të organizimit, si dhe përfaqësuesit në Kuvendin e
Kosovës me banim në territorin e komunës.
Nëse ndërmjet dy
Kuvendeve anëtari i Këshillit Drejtues të degës zgjidhet në detyrë që nuk përkon
me anëtarësinë në Këshill ose për arsye tjetër më nuk mund të ushtroi detyrën e
vet, Këshilli mundet që në vend të tij të kooptoi anëtarin e ri i cili është në
listën e kandidatëve dhe ka fituar numrin më të madh të votave pas kandidatëve
që janë zgjedh në Kuvend ose përfaqësuesin e zgjedhur të organizatës së PSD e
cila është konstituuar në ndërkohë.
Numri i anëtarëve
të kooptuar ndërmjet dy Kuvendeve zgjedhore nuk mund të kaloi 20% të numrit të
përgjithshëm të anëtarëve të zgjedhur të këshillit.
Neni 76.
Këshilli Drejtues i
degës komunale:
-
takohet sipas rregullit një herë
në muaj;
-
drejton degën ndërmjet dy
mbledhjeve të Kuvendit;
-
zbaton Programin e degës,
Programin dhe Statutin e PSD dhe vendimet e organeve më të larta;
-
jep vlerësime politike dhe përcakton
qëndrimet politike;
-
vendosë dhe nxitë organizimin
vendorë dhe të interesit në njësinë e vetëqeverisjes lokale;
-
organizon dhe zbaton fushatën
zgjedhore për trupin përfaqësues të njësisë së vetëqeverisjes lokale;
-
përcakton
kandidatët për organe të degës komunale të PSD-së;
-
përcakton
kandidatët për trupin përfaqësues të njësisë së vetëqeverisjes lokale dhe
kandidatët për detyra në pushtetin ekzekutiv të njësisë lokale të
vetëqeverisjes;
-
së paku një herë në vit shqyrton
punën e këshilltarëve dhe të anëtarëve të pushtetit ekzekutiv të vetëqeverisjes
lokale dhe për këtë merr qëndrime dhe bie vendime;
-
vendos për koalicione para dhe pas
zgjedhjeve për trupin përfaqësues të njësisë së vetëqeverisjes lokale;
-
propozon kandidatët për Kuvendin e
Kosovës dhe pushtetin ekzekutiv;
-
vendosë për çështje tjera në
harmoni me këtë Statut.
Neni 77.
Dega që nuk zgjedh
Këshill Drejtues pra zgjedh Kryesinë si dhe udhëheqësit e saj si në nenin 72.
Kryesia është organ ekzekutiv-politik i degës.
Kryesia e zgjedhur
e degës ka prej 5 deri në 9 anëtarë të cilët i zgjedh Kuvendi i degës. Kryesinë
e përbëjnë kryetari i degës, nënkryetarët, sekretari, arkëtari dhe anëtaret e
zgjedhur në Kuvend.
Kryetari i degës
thërret dhe propozon rendin e ditës, si dhe kryeson mbledhjet e Kryesisë.
Neni 78.
Kryesia:
-
mblidhet së paku një herë në muaj;
-
debaton për çështjet aktuale dhe
problemet e komunës respektivisht qytetit dhe i propozon Këshillit Drejtues të
degës, respektivisht Kuvendit përcaktimin e vlerësimeve dhe qëndrimeve
politike;
-
nxitë organizimin partiak dhe të
interesit të anëtarësisë;
-
kryen edhe detyra tjera të cilat
ja beson Këshilli Drejtues, respektivisht Kuvendi i degës komunale nga
kompetenca e vet.
Së bashku me
Këshillin Drejtues të degës komunale është bashkëpërgjegjës për punën e
tërësishme të Partisë në komunë.
Neni 79.
Kryetarin
e degës së qytetit respektivisht të komunës e zgjedhin të gjitha anëtaret e degës.
Mënyra e kandidimit dhe zgjedhjes së kryetarit do të rregullohet me Rregullat
për kandidimin dhe zgjedhjen e Kryetarit të PSD-së dhe kryetaret e degëve
komunale. Rregullat për kandidimin për anëtar të organeve të PSD do të jenë
pjesë përbërëse e këtij Statuti.
Dispozitat
mbi procedurën e shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, votimit të
mosbesimit dhe të dhënies së dorëheqjes të kryetarit të PSD në mënyrë përkatëse
aplikohen edhe për kryetarët e degëve komunale.
Kryetari
i degës thërret dhe udhëheqë mbledhjet e Kryesisë, Këshillit Drejtues të degës komunale dhe kujdeset për zbatimin e
vendimeve, dhe në harmoni me kompetencat e përfaqëson organizatën. Kryetari
është i obliguar që së paku një herë në vit Këshillit Drejtues të degës komunale,
respektivisht Kuvendit, t`i paraqes raport për punën e vet, ndërsa për punën e
vet i përgjigjet Kuvendit të organizatës.
Nënkryetari
e zëvendëson kryetarin në rast të pamundësisë së tij ose të mungesës dhe i
kryen punët që ja beson kryetari. Nënkryetarët për punën e tyre i përgjigjen
kryetarit dhe Këshillit Drejtues, respektivisht Kuvendit. Kryetari i degës mund
të filloi procedurën për votimin e mosbesimit të nënkryetarit.
Sekretari
i organizatës kujdeset për zbatimin e konkludimeve dhe të vendimeve të
Këshillit, ndihmon kryetarin në thirrjen e mbledhjeve, koordinon punën
organizatave vendore, forumeve dhe formave tjera të organizimit të anëtarësisë,
është përgjegjës për evidencën e anëtarësisë, ndërsa për punën e vet i përgjigjet
kryetarit dhe Këshillit Drejtues të degës respektivisht Kuvendit.
Neni 80.
Këshilli
Mbikëqyrës ka së paku tre anëtarë, për çka vendim të posaçëm bie Kuvendi i
degës.
Këshilli
Mbikëqyrës mbikëqyrë rregullsinë statutare të punës së organizatës dhe të
organeve të zgjedhura, si dhe rregullsinë e punës së arkës.
Anëtarët
e Këshillit Mbikëqyrës nuk mund të jenë njëkohësisht bartës të detyrave, e as
anëtarë të organeve dhe trupave tjera të PSD në të njëjtin nivel të
organizimit, përveç Kuvendit.
Kryetari
i Këshillit Mbikëqyrës rregullisht ftohet në mbledhjet e Këshillit Drejtues të
degës komunale.
Neni 81.
Organet
e degës së PSD-së vendosin drejtësisht nëse në mbledhje është prezent shumica e
anëtarëve, ndërsa për vendimin deklarohen shumica, mbi gjysma e anëtarëve të
pranishëm të organit.
Organet
e degës drejtësisht vendosin kur zbatohet votimi i fshehtë, nëse në votim ka
marrë pjesë më së gjysma e anëtarëve të organit.
Neni 82.
Këshilli
Drejtues i degës komunale është i obliguar të kërkoi mendimin paraprak të
Këshillit Mbikëqyrës të PSD të Kosovës për harmonizimin e propozim rregulloreve
me këtë Statut.
5. 2. Nëndega, Seksioni dhe tubimet e anëtarëve
Neni 83.
Në
vendbanime dhe pjesët vendbanimeve më të mëdha, komuna dhe qytete anëtarët e
PSD mund të organizohen në nëndegë dhe seksione.
Nëndega
numëron së paku 50 anëtarë, ndërsa seksioni vendor së paku 5 anëtarë.
Vendimin
për organizimin e organizatës vendore-nëndegës dhe seksionit e bie Këshilli
Drejtues i degës.
Me
vendimin nga paragrafi paraprak më për së afërmi rregullohet mënyra e
zgjedhjes, numri dhe përbërja, pastaj përmbajtja dhe mënyra e veprimit të
organizatës vendore respektivisht të nëndegës dhe seksionit.
Neni 84.
Nëndega
zgjedh kryesinë, kryetarin, nënkryetarin dhe sekretarin me mandat prej katër vitesh i cili në kohë është i
harmonizuar me mandatin e Këshillit i cili ka pru vendimin për organizimin.
Seksioni
zgjedh kryetarin dhe nënkryetarin me mandat prej katër vitesh i cili në kohë
është i harmonizuar me mandatin e Këshillit i cili ka pru vendimin për
organizimin.
Neni 85.
Këshilli
Drejtues i Degës komunale me qellim të pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të
anëtarësisë në përcaktimin dhe realizimin e politikës së degës të cilës i
përket, si dhe të PSD-së në tërësi, mundet të thërras tubime të anëtarëve.
Në
rast të numrit më të madh të anëtarëve të partisë, tubimet e anëtarësisë mund
të organizohen nëpër vendbanime ose pjesë të vendbanimeve.
Këshilli
Drejtues i degës është i obliguar të thërras tubime të anëtarëve në kërkesë të
Grupit të këshilltarëve të PSD-së në
kuvendin e komunës respektivisht të qytetit, pastaj në kërkesë të një të
katërtës së anëtarësisë me vendbanim në territorin në të cilin thirret tubimi i
anëtarëve.
6. GRUPI I PARLAMENTARË I PSD-së
Neni 86.
Përfaqësuesit e
PSD-së të zgjedhur në Kuvendin e Kosovës për të harmonizuar veprimtarinë e vet
formojnë Grupin e Parlamentar të PSD-së.
Përfaqësuesit e
pavarur në Kuvendin e Kosovës mund të jenë anëtarë të Grupit Parlamentar të
PSD.
Grupi Parlamentar i
PSD-së për këtë bie vendim të posaçëm.
Neni 87.
Grupi Parlamentar i përfaqësueseve të PSD-së është trup i PSD-së i cili
përfaqëson vlerat socialdemokrate dhe synon realizimin e Programit të PSD-së
përmes veprimtarisë parlamentare dhe ligjdhënëse.
Në realizimin e veprimtarisë së vet Grupi Parlamentar i PSD-së
bashkëpunon me trupat e partisë, e posaçërisht më Këshillin Drejtues të PSD-së,
Kryesinë e PSD-së, kryetarin dhe me Këshillin Qendror të PSD-së.
Anëtarët e Grupit Parlamentar nga radhët e veta
zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët e Grupit. Kryetari i Grupit mund të jetë
vetëm anëtari i PSD-së.
Grupi Parlamentar e bie rregulloren e punës.
Neni 88.
Grupi Parlamentar i PSD për punën e vet i paraqet raportin vjetor Këshillit Drejtues të PSD-së.
Më iniciativën e Grupit Parlamentar Këshilli
Drejtues do t`i shqyrtoi të gjitha çështjet të cilat para tij i shtron Grupi.
Dispozitat nga
paragrafi 1. dhe 2. i këtij neni në përputhmëni aplikohen edhe ne organizatën
komunale të PSD.
Neni 89.
Kandidatët të cilët
e pranojnë kandidaturën për përfaqësues në Kuvendin e Kosovës janë të obliguar
të nënshkruajnë deklaratën obliguese për veprimin politik në Kuvendin e
Kosovës.
Përmbajtjen e deklaratës
e përcakton Këshilli Drejtues i PSD-së.
Nëse përfaqësuesi
në Kuvendin e Kosovës shkelë Programin e PSD-së ose gjatë mandatit kalon në
parti tjetër, Këshilli Drejtues e përjashton nga PSD-ja dhe kërkon të japi
dorëheqje në detyrën e përfaqësuesit.
Dispozitat për Grupin Parlamentar të PSD-së në
mënyrë përkatëse aplikohen edhe në këshilltarët, në trupat përfaqësuese në
njësitë e vetëqeverisjes lokale.
7. FORMAT E
ORGANIZIMIT NË BAZA INTERESI
7. 1. Forumet e
partisë
Neni 90.
Forumet e PSD janë
forma të organizimi politik të interesit të grupeve shoqërore të cilat veprojnë
në kuadër të PSD-së dhe atë: Forumi i të rinjve, grave dhe veteranëve.
Vendimin (si akt të
përgjithshëm) për themelimin e formave të organizimit në baza të interesit e
bie Këshilli Drejtues i PSD-së.
Me vendimin nga
paragrafi i mësipërm përcaktohet organizimi, të drejtat dhe obligimet e
organizimit në baza interesi, e që duhet të jetë në harmoni me nevojat dhe
interesat e anëtarëve.
Anëtarë të forumit
mund të jenë edhe qytetarët që nuk janë anëtar/e të PSD-së nëse pranojnë
orientimet programore dhe politike të PSD-së.
Neni 91.
Anëtarët e bashkuar
në forma të organizimit në baza të interesit në harmoni me rregullat e veta dhe
dokumentet themelore programore, pastaj me vendimin për organizimin e formës së
interesit nga paragrafi 2. i nenit
paraprak, marrin pjesë në punën e partisë, në kuadër të degëve të
PSD-së.
Rregullat,
dokumentet programore dhe vendimet e forumeve nuk guxojnë të jenë në
kundërshtim me Statutin e PSD-së, dokumentet programore dhe vendimet e PSD-së.
Neni 92.
Këshilli
Drejtues i PSD-së me propozimin e Kryesisë së PSD-së mund të bie vendim për
shpërndarjen e formave themelore të organizimit në baza të interesit të organizuara në kuadër të
PSD-së në rastet:
-
e ndërprerjes së punës së tyre për
çka nuk realizohen qëllimet programore dhe politike të PSD-së,
-
veprimeve që janë në kundërshtim
me qëllimet themelore politike dhe programore të PSD-së.
Anëtaret
e organizatës së shpërndarë kanë të drejtë ankese Këshillit Mbikëqyrës të
PSD-së në afat prej 15 ditësh prej ditës së prurjes së vendimit të Këshillit
Drejtues. Për ankesën Këshilli Mbikëqyrës duhet të vendosi në afat prej 15
ditësh.
Vendimi
i Këshillit Mbikëqyrës është definitiv.
Neni 93.
Nëse
organet e veçanta të formave organizative të PSD-së nuk realizojnë qëllimet
programore dhe politike, Këshilli Drejtues i PSD-së në propozim të Kryesisë së
PSD-së mund të shpërndajë organin e tillë dhe të inicioi
thirrjen ose të thërrasë Kuvendin për të zgjedh organin e ri.
Anëtarët
e organeve të shpërndara kanë të drejtë ankese Këshillit Mbikëqyrës në afat
prej 15 ditësh nga dita e prurjes së vendimit të Këshillit Drejtues. Për
ankesën, Këshilli Mbikëqyrës duhet të vendos në afat prej 15 ditësh.
Vendimi
i Këshillit Mbikëqyrës është definitiv.
Deri
në zgjedhje të organit të ri Këshilli Drejtues emëron të besuarin i cili është
i obliguar që në afat prej tridhjetë ditësh të organizoi Kuvendin.
8. FINANCIMI DHE BAZA MATERIALE
Neni 94.
Për
veprimtarinë e saj Partia siguron mjete nga kuotizacioni i anëtarësisë (si në
nenin 12.), nga kontributet e personave fizik dhe juridik, ndërmarrjet e
ekonomisë së Partisë, nga shitja e botimeve dhe emblemave e shenjave të
Partisë, si dhe nga të gjitha burimet tjera të ligjshme.
Financimi
i veprimtarisë së Partisë nga kontribuuesit mund të rregullohet me Marrëveshje
përkatëse.
Ndarja
dhe shpenzimi i mjeteve bëhet me Rregullore të posaçme të miratuar nga Këshilli
Drejtues.
9. SHPËRNDARJA E PSD
Neni 95.
PSD
mund të pushoi së vepruari me vendimin e Kuvendit, gjë për të cilën nevojiten
dy të tretat e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Kuvendit.
Me
vendimin për ndërprerjen e punës Kuvendi do të vendosi edhe për pasurinë e
PSD-së.
Fondet
dhe mjetet e Partisë i dhurohen ndonjërës nga shoqatat humanitare që kanë
selinë dhe veprojnë në Kosovë.
10. DISPOZITAT KALIMTARE DHE TË
FUNDIT
Neni 96.
Të
gjitha organet e PSD-së dhe anëtaret e tyre kandidohen dhe zgjedhën në mënyrën
e përcaktuar me këtë Statut dhe me Rregullat për mënyrën e zgjedhjes së organeve
dhe anëtarëve të organeve të PSD-së që do të jenë pjesë përbërëse e këtij
Statuti.
Procedura
e kandidimit dhe zgjedhjes së kryetarit të PSD-së, kryetarëve të degëve të
komunave, të cilët drejtpërsëdrejti i zgjedhin anëtaret e PSD-së, rregullohet me
Rregullat për koordinimin dhe zgjedhjen
e kryetarit të PSD-së, kryetarit të organizatës komunale të PSD-së dhe për
koordinimin për organe të PSD-së të cilat do t`i bashkëngjitën këtij Statuti
dhe do të jenë pjesë përbërëse e tij (Pas miratimit nga këshilli Drejtues).
Neni 97.
Ky
Statut hyn në fuqi dhe aplikohet prej ditës së miratimit të tij në Kuvendin e
PSD-së.
Harmonizimi
organizativ i degëve të PSD-së me këtë Statut do të bëhet në Kuvendet e
rregullta zgjedhore të degëve. Degët e PSD-së të cilat konstituohen,
organizohen sipas dispozitave të këtij Statuti.
Të
gjitha aktet dhe dokumentet e PSD-së duhet të jenë të harmonizohen me këtë
Statut pas hyrjes së tij në fuqi.
Neni 98.
Ditën
e hyrjes në fuqi të këtij Statuti, me këto plotësime dhe ndryshime, pushon të vlejë Statuti i PSD-së i
miratuar në Kuvendin e IX të PSD-së me 13 Tetor 2012.
Interpretimin
autentik të këtij Statuti e bën Kuvendi i PSD, kurse sqarimet dhe interpretimin
e tij praktik në mes të dy kuvendeve e bën Këshilli Mbikëqyrës.
***
Aprovuar nga:
Kuvendi
i X-të i PSD, 17 Dhjetor 2016
No comments:
Post a Comment