Ashtu si ju kemi informuar, Këshilli
Drejtues i PSD ka mbështetur marrëveshjen për lidhjen e koalicionit
parazgjedhor me AAK dhe NISMA. Koalicion
të cilit pastaj ju bashkuan edhe PDK dhe disa parti tjera.
Andaj, edhe një herë ju përkujtojmë
që të angazhoheni dhe të organizoheni për të dalë në mënyrë masive në zgjedhjet
Parlamentare të 11 Qershorit.
Vota jonë është e rëndësishme.
Apelojmë edhe një herë që me votat e aktivistëve, anëtarëve dhe simpatizantëve
të PSD të mbështesim z. Ramush Haradinaj për Kryeministër të Qeverisë së
ardhshme të Kosovës. Pra, ju ftojmë që me votën tuaj të përkrahni kandidatet
nga lista e koalicionit për të cilin jemi përcaktuar.
Ju priftë e mbara!
Prishtinë,08.06.2017 Për Kryesinë e PSD
Bajram Kelmendi