Takohet kryesia
e re e Partisë Social Demokrate të Kosovës nën udhëheqjen e z. Bajram Kelmendi.
Ushtria për ne
si Shtet i ri është stabilitet dhe hap drejt sigurisë. Njëherësh, formimi i
ushtrisë ndihmon në procesin e demarkacionit me Malin e Zi si dhe hapë rrugën
drejt anëtarësimin e Kosovës në NATO. PSD pwrkrahw krijimin e Ushtrisë së Kosovës
në koordinim të plotë me SHBA-në dhe Aleatët tanë ndërkombëtarë, shtoi z.
Kelemendi.
Gjendja
ekonomiko-sociale si dhe gjendja e sigurisë në vend janë ndër pikat e
diskutuara në këtë takim të parë të kryesisë se re. Kosova ka një sër
problemesh Ekonomiko-Sociale dhe Arsimore. Por asnjëra nuk kanë shumë rëndësi,
nëse institucionet e Kosovës nuk ofrojnë siguri dhe stabilitet për të gjithë
qytetarët pa dallim. PSD përkrahë funksionimin e Policisë, Prokurorisë dhe
Gjykatave si institucione tw pavarura.
Kryesia e PSD-së
kërkon nga Kryeministri Mustafa që përmes dikastereve përkatëse të adresoj çështjet
e jetesës dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës. Populli i Kosovës ka nevojë
për më shumë mundësi dhe perspektiva. PSD përkushtohet të ndihmoj institucionet
e vendit me ekspertizën dhe përvojat e partisë dhe partive si motra që veprojnë
fuqishëm në vendet e Bashkimit Evropian.

No comments:
Post a Comment