Thursday, December 29, 2016

Udhëheqja e re e PSD-së


Partia Social Demokrate e Kosovës - PSD më 17 dhjetor 2016 në Prishtinë ka organizuar zgjedhje të reja dhe me votën e Delegatëve ka zgjedhur Kryetarin e ri z. Bajram Kelmedi si dhe Kryesine e re 15 anëtarësh.
Delegatët poashtu votuan për ndryshimet e reja në Statut konform ligjit zgjedhor në Republiken e Kosovës. 
Këshilli Drejtues poashtu është plotësuar me njerëz të ri nga e gjithë Kosova. Shtrirja e PSD-së dhe zgjerimi i saj në tërë Kosovën është hap i radhës, pas një shkëputje rreth 2 vjet nga zhvillimet politike.
Partia Social Demokrate e Kosovës nga janari 2017 do të filloi me shtrirjen e aktiviteteve në të gjithë Kosovën.
Poashtu, të gjithë delegatët votuan Vendimin dhe zgjodhën edhe Kryetarin e Nderit të PSD-së, ku më këtë çmim u dekorua zo. Kaqusha Jashari.
PSD-ja thërret të gjithë qytetarët e Kosovës të përkrahin ndryshimin në interes të qytetarit.


Partia Social Demokratike e Kosovës është parti me traditë që nga viti 1990. Ndërsa, në Evropë, veçmas në Gjermani, është aktive që nga viti 1836. Shumica e Partive Evropiane e kanë programin e njejtë - vetem në interes të qytetarit. 

No comments:

Post a Comment