Në bazë të Ligjit Nr. -3/L - 73 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, Ligjit Nr. -3/L - 256 për Ndryshim dhe Plotësim të Ligjit për Zgjedhjet, Ligjit Nr. -3/L - 72 për Zgjedhjet Lokale, të Ligjit Nr. -3/L - 174 për Financimin e Subjekteve Politike, si dhe të Rregullës Nr. 01/2013 të KQZ, Kuvendi i Partisë Socialdemokrate, i mbajtur me 17 Dhjetor 2106 miratoi këtë:
STATUT - TË PARTISË SOCIALDEMOKRATE TË KOSOVËS
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1.
Me këtë Statut Partia Socialdemokrate rregullon dhe përcakton: emrin e saj, shenjen, selinë, qëllimet, mënyrën e informimit të opinionit, parimet e veprimit, të drejtat dhe obligimet e anëtarëve, format e organizimit, organet dhe trupat e Partisë, mënyrën e zgjedhjes dhe shkarkimit të tyre, emërimit dhe ndërrimit, kohëzgjatjes së mandatit, mjeteve për punë, ndërprerjen e punës, si dhe çështjet tjera me interes për anëtarësinë dhe punën e Partisë.
Statuti është akti themelor juridik i PSD.
No comments:
Post a Comment